GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjykata lëshoi urdhër arrest, Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina dhe fluturon për në Izrael

18:34 - 25/03/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Dodik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga vendi, në rrethana ende të paqarta, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër-arrest.

Mbrëmjen e djeshme, ai ishte parë në Beograd dhe prej andej ka udhëtuar për në Izrael. Pas zbarkimit në Izrael, Dodik publikoi një mesazh në rrjetin social X dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.

“Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di se kush është – nuk pranon të jetë as një objektiv, as një vartës”, shkroi ai.
Ai shtoi gjithashtu se Republika Srpska dhe Izraeli mbrojnë njëri-tjetrin pa kërkuar falje.
“Ashtu si Izraeli mbrohet pa falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”.
Milorad Dodik është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme.
Largimi i Dodikut ka shkaktuar alarm në Policisë Kufitare të Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç ka nisur një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka urdhëruar paraburgimin dhe ka lëshuar ​​një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiç, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.

Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviçin dhe Stevandiçin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore.

Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.

Etiketa: DodikIzrael

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin me tre persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin me tre persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com