GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjykata liron nga akuza katër ish-ministra të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata liron nga akuza katër ish-ministra të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lirohen nga akuza katër ish-ministra të qeverisë së Kosovës. Mbi ta rëndonte vepra penale e “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, në rastin e njohur si ‘Afera e Hidrocentraleve’.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza ish-ministrat: Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqaj dhe Dardan Gashi.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj. “[Ata] janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore, më 8 nëntor.

Lexo edhe: “Na mbante ligjërata”, Haradinaj tregon pse iku nga takimi me Kurtin

Në prill të vitit 2020, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 19 personave. Përfshirë edhe ish-ministrat e Qeverisë, që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ata ishin anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, dhe akuza që rëndonte mbi ta ishte se në cilësi të personave zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre në këtë komision.

Sipas aktakuzës ata njëzëri kishin votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është përmbyll procesi i privatizimit të KKDFE-së. Përkundër faktit se të njëjtat nuk është dashur të tranferohen dhe privatizohen. Për arsye se një veprim të tillë e ndalon baza ligjore”, thuhej në njoftimin për aktakuzë të vitit 2020.

Sipas organit të akuzës, dëmi tjetër i shkaktuar nga personat e akuzuar është është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro. Që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit. Sipas prokurorisë, KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezentuar vlerën e aseteve para privatizmit. “Ky dëm dëm edhe më tutje vazhdon të shkaktohet në mënyrë të përhershme”, kishte vlerësuar Prokuroria Speciale.

Etiketa: Gjykataish-ministraKosove

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Kurti pas takimit me liderët e opozitës: Ishin të pakënaqur

Kurti pas takimit me liderët e opozitës: Ishin të pakënaqur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!
Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26

Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit i ka bërë një kërkesë të pazakontë efektivëve të policisë. Ai u...

Lexo më shumë
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com