GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata liron nga burgu kritikun e Kremlinit, refuzon ekstradimin në Rusi

15:45 - 11/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata liron nga burgu kritikun e Kremlinit, refuzon ekstradimin në Rusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e kritikut të Kremlinit Alexandër Bobonvikov, i arrestuar 15 ditë më parë sapo zbriti nga një avion privat me miqtë e tij në Rinas. Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit. Bobovnikov erdhi nga Gjermania, e ndonëse ishte ndaluar përkohësisht në Itali, vend i cili nuk pranoi kërkesën e Rusisë për ekstradim, lëvizte i lirë në gjithë Europën. Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike, por gjykata e la në burg me afat 15 ditor.

Bobovnikov ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga Rusia për një mashtrim 200 mijë euro të kryer në vendin e tij të lindjes. 56 vjeçari u arrestua më 22 prill të vitit të kaluar në Firenze dhe u lirua nga burgu pas një jave. Italia, në fakt, e ka mohuar ekstradimin duke shënuar edhe rastin e parë që kundërshtohet një kërkesë e tillë e vendit të Vladimir Putinit pas pushtimit rus të Ukrainës. Bobovnikov njihet si një kundërshtar i presidentit Vladimir Putin, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës.

Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg. Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare. Por sapo mori paratë, Bobovnikov sipas drejtësisë ruse, dyshohet se i shpenzoi për veten e tij, duke shpërfillur zotimin. Bobovnikov është një shtetas rus por edhe me pasaportë izraelite, ndërsa kur u arrestua më Itali ai u tha avokatëve të tij se dënimi i dhënë nga Rusia ishte vetëm një pretekst për ta kthyer atë dhe se ai kishte frikë nga hakmarrja për pozicionet që ka mbajtur.

Etiketa: GjykataKremlinkritik

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Berishës i rikthehet vula e partisë, Balliu: Tani nuk ndalet më uragani i lirisë

Berishës i rikthehet vula e partisë, Balliu: Tani nuk ndalet më uragani i lirisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com