GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK rrëzon Metën, pastron Dvoranin. Presidenca: Do apelojmë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK rrëzon Metën, pastron Dvoranin. Presidenca: Do apelojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj Ardian Dvoranit, ish kreut të KED, pas çështjes penale që u hap me padinë e presidentit Meta.
Pas këtij vendimi, Dvorani u shpreh shkurtimisht për mediat, duke thënë se nuk mund të bëjë interpretim në lidhje me qëndrimin e SPAK.

“Nuk mendoj se më shkon mua që të bëj intepretime për qëndrimin e SPAK. Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, unë jam gjyqtar dhe është jashtë realitetit që të kem përplasje me institucionet.

I takon si çdo individi tjetër që të ketë interpretimin e tij, janë institucionet ato që vendosin përfundimisht, koha e gjyqeve popullore ka mbaruar gjatë regjimit të kaluar. Nuk mund të bëhen në media” – tha Dvorani.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.
Gjykata Kushtetuese nuk e njohu Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje Nga ana tjetër Xhaferllari, e dekretuar nga Meta, nisi menjëherë nga puna pas betimit të saj në presidencë, duke e çuar kështu në katër numrin e anëtarëve, si pasojë e shkarkimit të Besnik Muçit, pasi u “dogj” nga Vettingu. Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Presidenti Ilir Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Etiketa: ceshtjendvoraniGjykataKryesore1pushon

Lajme të lidhura

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin
Aktualitet

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26
Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26
Para
Aksidenti tragjik në Bullgari, cila ishte ndalesa e fundit e shqiptarëve

E trishtë! Udhëtimi i fundit, shuhet familja shqiptare në aksidentin në Bullgari (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit
Sport

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës C të Kombeve në Budapest ndaj...

Lexo më shumë
Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26
Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com