GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata rumune mban në fuqi përjashtimin e Calin Georgescu nga gara presidenciale

09:16 - 12/03/25
në Bota, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata rumune mban në fuqi përjashtimin e Calin Georgescu nga gara presidenciale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka mbajtur në fuqi vendimin për t’ia ndaluar populistit, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të majit.

Më 11 mars, Georgescu apeloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale, pasi që kandidatura e tij “nuk përputhet me kushtet që i parasheh ligji”.

Vendimi ishte unanim, pasi të nëntë gjykatësit votuan për të refuzuar ankesën. Ministri i Drejtësisë, Radu Marinescu, tha se vendimi është obligues dhe duhet të respektohet. Ai mbrojti vendimin e gjykatës, duke thënë se “ekstremizmi është i papranueshëm në një shoqëri demokratike”.

Afër 500 mbështetës të Georgescut janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Rumanisë, ku gjendet edhe Gjykata Kushtetuese.

Georgescu, i cili është kritik i NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën që po lufton pushtimin rus, ishte fituesi i rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit 2024. Megjithatë, pas zgjedhjeve inteligjenca rumune tha se aktorët e huaj, me gjasë Rusia, kishin manipuluar platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-un, në të mirë të Georgescut.

Në një video të publikuar në Facebook pas vendimit të Kushtetueses, Georgescu tha se vendimi i gjykatës “nuk ishte dhe nuk është për Calin Georgescun. Mund të ishte kushdo tjetër. Sistemi nuk e pranon askënd që është jashtë tij”.

Duke thënë se ai ka “ekspozuar djallin dhe ligësinë e tij”, ai u tha mbështetësve që të ndjekin ndërgjegjen e tyre në mbështetje të kandidatëve të tjerë.

Mbështetësit e tij janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Rumanisë, ku ka selinë Gjykata Kushtetuese.

Protestuesit kanë brohoritur slogane sikurse “Georgescu, president”, “Poshtë diktatura” dhe “Ne nuk duam të udhëhiqemi nga hajdutët”.

Protestat në mbështetje të Georgescut më 9 mars ishin të dhunshme dhe dhjetëra zyrtarë policorë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit.

Politikanët nacionalistë kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës. Aleati i Georgescut dhe udhëheqësi i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve, parti ultranacionaliste, George Simion, shkroi në Facebook: “Turp [për Gjykatën Kushtetuese], turp, turp”.

Përderisa Georgescu vitin e kaluar garoi si kandidat i pavarur, ai është i lidhur me partinë e Simionit.

“Nuk do të na mposhtni. Populli rumun është zgjuar. Ata do të jenë fitimtarë”, shtoi ai.

Edhe udhëheqësja e partisë tjetër nacionaliste, Partisë së Rinisë, Anamaria Gavrila, tha se “disa gjykatës vendosën që të mos më lënë mua dhe miliona rumunë që të zgjedhim atë që duam për president të vendit”.

Megjithatë, politikanë të tjerë mirëpritën vendimin. Elena Lasconi, politikane liberale që duhej të përballej në balotazh me Georgescun votom e kaluar para se zgjedhjet të anuloheshin, tha se “Georgescu është vetëm një person i një sistemi thellësisht të korruptuar dhe të kalbur”.

“Georgescu duhet të mbajë përgjegjësi penale për të gjitha mizoritë për të cilat është akuzuar muajve të fundit”, tha ajo duke shtuar se “të gjitha institucionet që janë gjunjëzuar nga vala e dezinformatave duhet të ngrihen në këmbë”.

/REL/

Etiketa: Calin Georgescurumani

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Para
Në kërkim nga Italia për vjedhje/ Arrestohet 33-vjeçari në Laç, pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia për vjedhje/ Arrestohet 33-vjeçari në Laç, pritet ekstradimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com