GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata shfuqizon Spiropalin, deputetët e përjashtuar të PD kthehen në Kuvend

13:07 - 06/11/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione në parlament, ‘të përjashtuarit’ ulen këmbëkryq në oborr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit, ku u dogjën karriget jashtë oborrin e Parlamentit.

Vendimi për shfuqizimin e masës u dha ditën e sotme me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.

Për Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatin, shfuqizimi ishte i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor.

Por, ky afat ka përfunduar dhe të tre deputetët mund të rikthehen në Kuvend.

“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në reagimin e Grupit të PD-së.

Kujtojmë se Sekretariati i Etikës më 2 Tetor mori vendimin që të përjashtonte me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetet që u perjashtuan me 40 dite jane:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane.

Etiketa: deputeteGjykataKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
Nga janari, Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike

Nga janari, Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com