GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata shtyn përsëri seancën për statutin e PD-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i tregoi burgun, reagon Basha: Koha është ilaçi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka shtyrë për më datë 1 nëntor ora 15:00 seancë për regjistrimin e ndryshimeve të Statutit të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit 2023.

Kjo është seanca e dytë  që shtyhet pas asaj të një jave më parë.

Gjykata Civile ka legjitimuar si palë të tretë, Rithemelimin, në procesin gjyqësor për regjistrimin e ndryshimeve statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti.

Palë në proces u legjitimuan përfaqësuesit e Berishës, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.

Mësohet se përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi ka sjellë argumente kundër.

Ai ka deklaruar gjatë seancës se është sjellë një letër autorizimi me firmën e Sali Berishës, ndërsa shtoi se përfaqësimin nuk mund ta bëjë Rithemelimi në gjyq pasi sipas tij i ka mbaruar tagri.

Sipas tij ka një autorizim që firmoset nga 29 anëtarë, ndërsa ka pyetur se cili është akti provues me të cilin provohet se kush është pala e autorizimit. Ai u shpreh se nevojitet akti me të cilin ky komision është themeluar.

Pas njohjes së tyre si palë në proces, Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e seancës gjyqësore deri sa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që përfaqësuesit e Berishës kanë depozituar për çështjen e logos dhe të vulës, ku Apeli i Përgjithshëm e ktheu në shkallë te parë.

“Kërkojmë pezullimin e procesit derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3-marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.”, theksoi Gjata. Mes të tjerash ai shtoi se “një vendim i Gjykatës Civile për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do të mbivendoste dy vendime të ndryshme.”, u shpreh ai.

Gjata më herët është shprehur se pala e tij është thirrur si palë e tretë, me emrin Partia Demokratike e Komisionit të Rithemelimit.

Ai u shpreh se pala e tij ka ardhur për t’iu përgjigjur gjykatës dhe ka sjellë autorizim nga komisioni me kërkesë të gjykatës.

Gjata deklaroi se dhënia e autorizimit është problem politik i brendshëm i një partie dhe nuk ka lidhje me gjyqin e sotëm, ndërsa shtoi se kush është Komisioni i Rithemelimit është vendosur nga Kuvendi i 11 dhjetorit me urdhër të gjyqtarit Agron Zhukri.

Sa i përket pretendimit për personalitetin juridik, Gjyqtari Niko Rrapi tha se gjykata është shprehur edhe më parë për thirrje të palës së tretë, (Rithemelimit dhe Bardhit).

Pas diskutimeve dhe mendimeve ndryshe të palëve seanca e radhës është vendosur të mbahet në datën 1 nëntor, ora 13:00.

Etiketa: GjykateKryesore1PDstatut

Lajme të lidhura

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind
Aktualitet

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

13:58 - 09/11/26
Para
Abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren, Gjykata lë në burg agresorët

Abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren, Gjykata lë në burg agresorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26

Julian Shehu dhe Etrit Berisha kanë dalë në konferencë për shtyp në prag të dy sfidave të fundit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com