GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata ‘vulos’ zgjedhjet e 30 qershorit, Meta: Nuk e kam lexuar vendimin, s’do i shmangem përgjegjësisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata ‘vulos’ zgjedhjet e 30 qershorit, Meta: Nuk e kam lexuar vendimin, s’do i shmangem përgjegjësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i cili u publikua ditën e sotme. Meta theksoi se ende nuk është njohur detajisht me vendimin e publikuar, pasi nuk e ka lexuar sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë. Megjithatë Meta u shpreh se do të mbajë një qëndrim publik mb këtë vendim pasi t’a ketë lexuar atë.

“Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vëmendje dhe më pas do bëj publik me shumë përgjegjësi qëndrimin tim”, – tha Meta.

Meta nënvizoi se nuk është nga ata politikanë që i shmangen me procedurë përgjegjësive, por përkundrazi, u vetcilësua si mjaft institucionalë dhe zyrtar. Gjithashtu Meta theksoi se nëse do të jetë e nevojshme do çështja do të shkojë dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Do të ketë një qëndrim shumë zyrtar dhe institucional të Presidentit të Republikës lidhur me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të jetë e nevojshme ju kujtoj se ka edhe Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata që shmangen me procedurë, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, që nuk u shmangem përgjegjësive shtetërore. “

Meta u shpreh se lidhur me zgjedhjen vendore, Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse sipas tij, ajo nuk është marrë me themelin e çështjes, teksa nënvizon se ai nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

“Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore.
Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë me themelin e çështjes.” – tha Meta.

Pas thuajse katër vjetësh, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë zyrtarisht kërkesën e Shoqatës së Bashkive për ti deklaruar si antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit. Me këtë vendim, gjykata certifikoi mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal pa pjesëmarrjen e opozitës.

Shoqata e Bashkive, me në krye Voltana Ademin, kërkoi konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Kërkesa tjetër ishte verifikimi  kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Etiketa: GJKKOIlir Metazgjedhje vendore

Lajme të lidhura

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Para
Artisti shqiptar përballet me të papriturën, pas konkurrimit te “Festivali i Këngës”

Artisti shqiptar përballet me të papriturën, pas konkurrimit te “Festivali i Këngës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com