GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor ndaj Donald Trump

08:17 - 01/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor ndaj Donald Trump

Former US president Donald Trump appears in court at the Manhattan Criminal Court in New York on April 4, 2023. - Former US president Donald Trump arrived for a historic court appearance in New York on Tuesday, facing criminal charges that threaten to upend the 2024 White House race. (Photo by Steven HIRSCH / POOL / AFP) (Photo by STEVEN HIRSCH/POOL/AFP via Getty Images)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden. Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte “konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues”.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin “ose të pamjaftueshme ose spekulative “.

Gjykatësi tha: “Pretendimet janë të pamjaftueshme sepse, ndërsa të qënurit jobjektiv i një hetimi penal shumë të publikuar, ka të ngjarë të jetë një përvojë e padëshiruar dhe e pakëndshme, asnjë gjykatë nuk ka konstatuar ndonjëherë se ky status i vetëm ofron një bazë që gjykatat të ndërhyjnë me ose të ndalojnë hetimin”.

Gjykatësi McBurney tha se ish-presidenti mund të ngrejë sfida ligjore për hetimin e Xhorxhias nëse ai akuzohet dhe kur të caktohet një gjyqtar për çështjen.

“Të hamendësosh se si mund të duket situata përpara se të lidhen pikat hetimore, mund të jetë një lojë popullore për median dhe blogosferën”, shkroi gjyqtari, “por nuk është një rol i duhur për gjykatat dhe argumentimin ligjor zyrtar”.

Me një juri të madhe që po shqyrton çështjen, prokurorja Willis ka sinjalizuar se ajo së shpejti mund të padisë ish presidentin Trump dhe një mori ndihmësish të lidhur me përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të Xhorxhias në vitin 2020. Ajo i tha një stacioni televiziv në Atlanta gjatë fundjavës, “Puna është kryer. Ne kemi punuar për dy vjet e gjysmë. Jemi gati të vazhdojmë me çështjen”.

Ndërsa kërkoi të mbante pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj zotit Biden, ish presidenti Trump i fokusoi sfidat e tij zgjedhore në disa shtete që ai humbi me rezultat të ngushtë, përfshi Xhorxhian. Në sistemin amerikan të zgjedhjes së presidentëve, fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore kombëtare, por më tepër nga rezultate të veçanta në secilin prej 50 shteteve, me shtetet më të mëdha që kanë ndikim më të madh në numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor që përcakton fituesin kombëtar.

Në Xhorxhia, zoti Trump në fillim të vitit 2021 telefonoi zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe u kërkoi atyre t’i “gjenin” 11,780 vota, një më shumë se diferenca e votave që kishte fituar zoti Biden, në mënyrë që të fitonte votën popullore të shtetit dhe 16 votat e tij në Kolegjin Zgjedhor.

Ish presidenti Trump tashmë po përballet me padi penale në dy raste të tjera. Ai ka thënë se pret gjithashtu të paditet në Xhorxhia, si edhe nga Prokurori I Posaçëm, Jack Smith.

Prokurori Smith i ka thënë zotit Trump është objektiv i hetimit të tij kombëtar për ndërhyrjet në zgjedhje dhe rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. Pavarësisht nga çështjet ligjore në rritje, sondazhet tregojnë se votuesit republikanë në masë të madhe e favorizojnë atë për të marrë emërimin presidencial të partisë në vitin 2024.

Në një nga çështjet e tjera penale, të ngritura gjithashtu nga Prokurori Smith, zoti Trump akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme 32 dokumente shumë të klasifikuara të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, në vend që t’i dorëzonte ato në Arkivin Kombëtar siç i kërkohej kur u largua nga detyra./ VOA

Etiketa: Donald TrumpGjykatësi refuzon të bllokojë hetimin

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
Rrëzohet vinçi mbi punëtorët, vdesin 14 persona në Indi

Rrëzohet vinçi mbi punëtorët, vdesin 14 persona në Indi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com