GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjyli i ARRSH-së i fal të dënuarit për korrupsion 7.5 MLD lekë për arnimin e rrugës Kombinat-Plepa

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyli i ARRSH-së i fal të dënuarit për korrupsion 7.5 MLD lekë për arnimin e rrugës Kombinat-Plepa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli nuk ndalet me abuzimin e fondeve! Miliarda lekë po prokurohen në favor të biznesmenëve të dyshimtë. Me të ardhur në krye të Autoritetit Rrugor, Gjyli ka rivënë në punë makinerinë e zhvatjes së fondeve, që kishte pushuar me arrestimin e drejtorit Evis Berberi. Ditën e djeshme raportuam shkeljet e tre tenderave 50.2 mld lekë nga buxheti i shtetit për kontratat e projektit të rrugës Elbasan – Qafë Thanë. Ndërsa sot mësojmë një tjetër skemë abuzive të firmosur nga Gjyli. Ashtu si në tenderin për “supervizorin e Elbasan- Qafë Thanës”, ku zgjodhi t’ia japë fondin një biznesmeneje të akuzuar nga SPAK, edhe këtë radhë bashkëpunimi është me një pronar kompanie me precedent penal.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 7.5 miliardë lekë. Janë lekët e mbledhura me taksat tona që dalin nga buxheti i shtetit. Këtu kemi një pyetje publike për drejtorin Gjyli: Pse e cenoni konkurrencën, kur keni mbi tryezën tuaj 21 oferta? Të paktën 5 firma kishin ofertat më të lira se kompania fituese, që fillonin nga 5.1 miliardë lekë deri tek  5.4 miliardë lekë.

Të gjithë operatorët ekonomikë që aplikuan janë skualifikuar që në fazën e parë, përveç fituesit.

Argumenti i komisionit të vlerësimit ishte se firmat nuk kanë paraqitur dëshmi për punë të ngjashme që mund të kenë përfunduar me sukses më parë.

Kështu, me të njëjtën arsye janë skualifikuar edhe 15 ofertat e tjera që kishin fond limit të përafërt me kompaninë fituese. Duke qenë se ishin oferta kaq të favorshme, por edhe së ligji e kërkon, drejtor Gjyli duhet t’i kishte njoftuar operatorët që kanë mangësi në dokumentacione.

Këtë detyrim drejtori nuk e bëri, sepse siç ndodh rëndomë, fituesi është caktuar me kohë. Oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve  “ARIFAJ” & “EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI”, dyshohet se ka qenë e paracaktuar si fituese.

Filtrat e Open Data Albania e kanë klasifikuar menjëherë tenderin me “Flamur të kuq”, duke sinjalizuar riskun e korrupsionit.

Fituesi, mashtrues i certifikuar

Faktet tregojnë që këta biznesmenë janë mësuar që të përfitojnë ndër vite në mënyrë të padrejtë nga drejtorët e korruptuar. Kompania “ARIFAJ” ka pronar mjaft të njohur për abuzime dhe mashtrime. Bëhet fjalë për Skënder Bokçiun, i dënuar për korrupsion me tenderat, për vjedhje të fondeve publike, korruptim të zyrtarëve publikë, si sekser dhe si një person që nuk mëson dhe nuk rehabilitohet nga dënimet. Skënder Bokçiu është arrestuar dhe dënuar më parë bashkë me Nikolin Jakën, për ryshfet dhe korrupsion lidhur me fondet e rrugën Has-Qafë Prushi.

Bokçiu bëri burgun dhe nisi sërish avazin.

Në vitin 2014, Skënder Bokçiu u arrestua dhe u dënua sërish, tani si pjesë e një skeme organizuar, për vjedhjen e buxhetit të shtetit me rimbursimin e TVSH.

Biznesmeni Skënder Bokçiu u shpall fajtor si pjesë e një grupi prej 20 biznesmenësh, të cilët me skemën mashtruese të TVSH, grabitën 2.5 milionë euro para publike. Ai doli nga burgu për herë të dytë dhe nisi sërish avazin, por këtë herë duke u fshehur pas gruas së tij, Rezarta Bokçiu.

Kur u mbyll në burg për herë të parë për korrupsion me tendera, Skënder Bokçiu vendosi t’ja kalojë kompaninë e ndërtimit bashkëshortes, Rezarta Bokçiu, e cila edhe sot figuron pronare në letra e firmës ‘Arifaj’.

Nuk çuditemi që Bokçiu i qenka kthyer korrupsionit me tenderat, por shqetësohemi që drejtori erdhi në krye të Autoritetit ngjan si dy pika uji me paraardhësin që shkoi në burg.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimGentian Gjyliopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë/ VIDEO

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

Një zhvillim i papritur ka tronditur gjyqin për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona. Mbrojtja ka vënë në pikëpyetje...

Lexo më shumë
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com