GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gjylit të ARRSH nuk i mjafton zgjerimi i Autostradës: Tender urgjent 771 mijë euro për Vorë-Ura e Dajlanit

17:18 - 09/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjylit të ARRSH nuk i mjafton zgjerimi i Autostradës: Tender urgjent 771 mijë euro për Vorë-Ura e Dajlanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gentian Gjyli është drejtor kamikaz që firmos çdo gjë që i jep porosi Belinda Balluku, Megjithëse është marrë i pandehur, Balluku e mban drejtor që të hedhë firmat që i duhen. Në këtë rast Balluku nxjerr nga arka e buxhetit të shtetit 771 mijë euro për të mbushur gropat me asfalt në këtë segment. Po kontratat e mirëmbjajtjes ky janë? Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender urgjent për riparimin shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë – ura e Dajlanit, me fond limit 771 mijë euro. Po gjithë këto vite çfarë bënte ARRSH me rrujgën? Ku është urgjenca këtu?

“Ky segment rrugor është shumë i rëndësishëm pasi është pjesë e korridorit ekzistues veri – jug dhe shërben për lidhjen e Portit të Durrësit me kryeqytetin Tiranë dhe më gjerë. Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Ndërhyrja duhet të bëhet brenda 2 muajsh pas nënshkrimit të kontratës pasi ky segment është me rëndësi për lidhjen e vendit.

Kjo rrugë u ndërtua në vitin 2001 me gjatësi 20 kilometra, por ka pësuar dëmtime të mëdha duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve për shkak të gropave e dëmtimit të asfaltit.

“Ndërtimi i këtij segmenti rrugor ka përfunduar në vitin 2001. Gjatë këtyre viteve si rezultat i dëmtimeve të ndryshme të shtresave asfaltike nga ana e ish DPRr, sot ARRSH, janë bërë ndërhyrje të herë pas hershme për përmirësimin e tyre. Aktualisht në të dy anët e këtij segmenti rrugor ka dëmtime të konsiderueshme si rrjetëzime, gropëzime si dhe dëmtime deri në nënshtresa në zona të veçanta. Ky segment rrugor ku do të ndërhyhet ka një gjatësi prej rreth 20 km me dy karrexhata me trafikndarës”, vijon më tej argumentimi.

Në mënyrë që të mos bllokohet as trafiku në kulmin e sezonit turistik, ARRSH thotë se do të ketë plan për devijimin e trafikuar në rrugët alternative,

“Planin i menaxhimit të trafikut do të jetë i ndryshueshëm sipas avancimit të punimeve që do të thotë që rrugët alternative për devijimin e trafikut do të ndryshojnë në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve. Ai do të përgatitet nga kontraktori në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe do të miratohet nga Autoriteti Kontraktor në Bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë”, thuhet në tender.

Ndërkohë vijojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës e cila po zgjerohet me nga dy korsi në secilën anë.

Zgjerimi do të përfshijë shtimin e tre korsive hyrëse dhe tre korsive dalëse, duke reduktuar presionin e trafikut që shpesh shfaqet në këtë rrugë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur lëvizja arrin në nivele të larta prej 90 000 deri në 130 000 automjete në ditë.

Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve. Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve.

Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit. Punimet aty janë kthyer në një trafik ferri. Nëse shtohet edhe bllokimi i rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, do të jetë mision i vështirë kalosh me makinë nga Tirana në Durrës gjatë verës.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme vuri në 13 maj 2025 nën akuzë 25 persona, për abuzime me tenderët e rrugëve. I pandehur është kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, ndërsa ish-Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj për korrupsion dhe pastrim parash për të cilat ndodhet në burg.

‘U mora i pandehur’, thotë Gjyli ndërsa del nga SPAK i nervozuar. Në këtë reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mirë statusin e të pandehurit të drejtësisë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

gijotina.com/

Etiketa: Gentian GjyliKryesore1tender

Lajme të lidhura

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Para
Kulla dhe hotele tek “Niko Dovana”, Rama jep edhe stadiumin e Durrësit për ndërtime

Kulla dhe hotele tek "Niko Dovana", Rama jep edhe stadiumin e Durrësit për ndërtime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com