GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados.

Gjykata Administrative do të shqyrtojë ditën e sotme në orën 13:00 kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për shpalljen të pavlefshëm të emërimit prokuror të Olsi Dados. Vetë Veliaj do të jetë i pranishëm në sallë, e njoftuar kjo nga avokatët mbrojtës.
Kryebashkiaku i Tiranës ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin e posaçëm Ols Dado duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, të firmosur nga presidenti i kohës, Bamir Topi. Sipas kërkesë-padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.
Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.

Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe më pas Presidenca ka dekretuar emerimin në prokuror.
Përplaset e ashpra mes Veliajt dhe prokurorit të SPAK Ols Dados, vijën pasi ky i fundit firmosi urdhër-arrestin për të parin e Tiranës, vendim i ekzekutuar në shkurt të vitit të kaluar. Që prej datës 10 shkurt, Veliaj ndodhet në paraburgim.
Njoftimi i Mbrojtjes së Veliajt:
Eshtë konfirmuar prania personale e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas kërkesëpadisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin nr. 8737/2001, pasi subjekti i emëruar nuk plotësonte as kriteret e përgjithshme dhe as ato të posaçme të përcaktuara nga ligji për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Për rrjedhojë, akti konsiderohet nul ab initio (që nga fillimi), pra juridikisht i paekzistent dhe i paaftë për të prodhuar pasoja të vlefshme.

Kujtojme se sot ne GJKKO mungoi i pandehuri Erion Veliaj, me arsyetimin se po lexon dosjen voluminoze.

Mberritja e kryetarit te Bashkise Tirane, Erion Veliaj, ne Gjykaten Admnistrative

gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool
Aktualitet

Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool

15:31 - 14/09/26
Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi
Aktualitet

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

15:22 - 14/09/26
“Corriere della Sera”: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës
Aktualitet

“Corriere della Sera”: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

14:37 - 14/09/26
Para
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita "shkrin" komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool
Aktualitet

Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool

15:31 - 14/09/26

Një kontroll blic është urdhëruar nga SPAK, për kontrolle të imtësishme në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Lexo më shumë
Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

15:22 - 14/09/26
“Corriere della Sera”: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

“Corriere della Sera”: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

14:37 - 14/09/26
“Afera KAYO godet procesin e integrimit”, Tabaku: “Sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane

“Afera KAYO godet procesin e integrimit”, Tabaku: “Sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane

14:16 - 14/09/26
Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

13:44 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com