GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka fituar në Gjykatën e Tiranës procesin civil për shpifje ndaj ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, e njohur dikur nga vetë Rama si “Bleta e Artë” e administratës shtetërore.

Vite më parë, gjatë mandatit të parë të socialistëve në pushtet, Shehaj ishte një nga figurat më të vlerësuara nga kryeministri për performancën në krye të Tatimeve, duke marrë publikisht edhe vlerësimin simbolik të “Bletës së Artë”.

Por marrëdhënia mes tyre ndryshoi rrënjësisht pas largimit të saj nga detyra dhe përfshirjes në politikën opozitare. Nga një bashkëpunëtore e afërt e qeverisë, Shehaj u kthye në një nga kritiket më të ashpra të Edi Ramës.

Përplasja përfundoi në gjykatë pas deklaratave të saj në vitin 2022, kur akuzoi kryeministrin se po përdorte Bordin e Transparencës së karburanteve për interesa personale financiare. Rama i cilësoi deklaratat shpifëse dhe kërkoi përballje ligjore.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Tiranës vendosi në favor të kryeministrit, duke vlerësuar se pretendimet e Shehajt nuk u provuan. Vendimi detyron ish-drejtoreshën e Tatimeve të publikojë një përgënjeshtrim publik, ndërsa nuk u pranua kërkesa për dëmshpërblim financiar.

Brisida Shehaj ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin, duke argumentuar se beteja ligjore ende nuk ka përfunduar.

Çështja rikthen në vëmendje jo vetëm përplasjen politike mes palëve, por edhe transformimin e raportit mes Ramës dhe një prej ish-figurave më të promovuara prej tij në administratë — “Bleta e Artë” që sot ndodhet në anën tjetër të barrikadës politike.

gijotina.com/

Etiketa: Brisida ShehajKryesore1

Lajme të lidhura

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin
Aktualitet

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)
Aktualitet

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26
Para
Salianji: Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha!

Salianji: Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26

Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura...

Lexo më shumë
Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com