GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin e mbajtur herën e fundit ndaj tij në GJKKO, prokurorët ‘kanë imagjinuar mesazhe me 200 mijë euro”. Nuk dihet nese ky sqarim aspak bindes i drejtohet elektoratit te tij apo gjyqtareve. Deklarata duket me shume e natyres politike.

Meta i referohet mesazheve të lexuara nga prokurori i çështjes në seancën e fundit, ku u lexua nga dosja mesazhi që Meta i kishte shkruar Kastriot Ismailit se i duheshin 200 mijë”.

Por Meta thotë se nuk ka pasur asnjë fjali ku të cilësoheshin nëse ishin para, postera apo diçka tjetër.
“’Eurot’ ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç kemi provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake.

Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar.
Po kështu, çuditërisht nga pala marrëse e kësaj “sms” nuk ka asnjë përgjigje apo reagim (!!!)
Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë”, shprehet Meta.

“Por ishte shumë e rëndë gjatë seancës paraprake kur prokurori pasi shpiku eurot te “prova”, që ne se kemi, e interpretuan si shpërblim për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA.
Ndërkohë që DIA është regjistruar në Shqipëri 14 muaj pas kësaj “sms”-je të fabrikuar, ndërsa marrëveshjen me CEZ-in e ka lidhur 15 muaj pas kësaj “sms”, ndërsa pagesat e para nga CEZ-I i ka marrë 17 muaj pas kësaj “sms”.

Kjo lloj “sms” është bërë lajm që para 15 vitesh dhe e kanë marrë seriozisht vetëm ata që u ka “pëlqyer” për lojë politike.

Ndoshta prokurorët më ngatërrojnë me Edi Ramën që shpall me firmën e tij fituese kompani që lindin vetëm 8 muaj më pas dhe dëmtojnë rëndë financat publike. Sepse u lidh marrëveshja CEZ-DIA herën e parë në 1 shtator 2010, por edhe pse u lidh marrëveshja e 2 shkurt 2011, e ka shpjeguar shumë qartë krahu i djathtë i Z. Kastriot Ismailaj në drejtimin e DIA-s, por edhe si shef i negociatave të DIA-s me CEZ-in, Z. Elvis Mataj në 2 emailet e tij, në 9 dh 16 prill 2014 drejtuar avokatit të Z. Ismailaj në Vjenë”, shkruan më tej Meta.

“Unë do të insistoj pa rreshtur për të garantuar këtë transparencë. Nëse drejtësia kërkon t’i fshihet publikut dhe transparencës, kjo i thotë të gjitha”, thotë Meta.

gijotina.com/

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor
Botë

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26
Para
Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi

Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

22:36 - 23/08/26

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes...

Lexo më shumë
‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com