GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gjykata Administrative rrëzon padinë ndaj prokurorit Ols Dado, reagon Veliaj

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata Administrative rrëzon padinë ndaj prokurorit Ols Dado, reagon Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj ka reaguar pasi Gjykata Administrative nuk ka marrë në shqyrtim padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku shprehet se “Sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t’i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor pyetjen që tashmë është në qendër të debatit publik, nëse Olsi Dado është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës.

“Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej. Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv në gjykatë, me argumentin se Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë nuk kanë interes të ligjshëm të kërkojnë kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror, i cili ka ndërhyrë drejtpërdrejt

mbi të drejtat e tyre kushtetuese.
Po nëse nuk ka interes të ligjshëm personi ndaj të cilit janë ushtruar përgjime, kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi dhe kufizime të lirisë personale, atëherë kush e ka? Nëse nuk legjitimohet qytetari që pretendon se këto masa janë marrë nga një person pa atributet ligjore për t’i ushtruar ato, atëherë praktikisht nuk legjitimohet askush.
Logjika e këtij vendimi çon në pasoja absurde. Asnjë qytetar që ndalohet, kontrollohet, gjobitet, i hiqet prona apo arrestohet nga një person që paraqitet si funksionar shtetëror nuk mund t’i kërkojë gjykatës të verifikojë nëse ai kishte realisht atributet ligjore për ta ushtruar atë funksion.
Ky është, në thelb, mesazhi juridik i vendimit të sotëm. Sigurisht që ne e prisnim dhe e kishim paralajmëruar këtë rezultat.
Jemi të bindur se shmangia e shqyrtimit në themel ishte e vetmja mënyrë për të mos u përballur me pyetjen qendrore të këtij procesi: a është emëruar Olsi Dado në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës? Kjo është pyetja që gjykata refuzoi të dëgjojë dhe t’i përgjigjet.
Ne sapo kemi përfunduar hapin e parë të kësaj beteje. Ajo që nisi si një çështje për ligjshmërinë e ushtrimit të funksionit të një prokurori, sot ka marrë përmasa shumë më të mëdha. Sot nuk është më në diskutim vetëm statusi i një funksionari publik. Në diskutim është aftësia e vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të pranuar kontroll edhe mbi veten. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve, nëse nuk pranon të njëjtat standarde kontrolli që ua imponon atyre edhe mbi veten.
Nuk mund të kërkosh respekt vetëm sepse mban mbi shpatulla një togë të zezë me xhufkë të kuqe. Autoriteti i drejtësisë buron nga legaliteti, por ruhet nga legjitimiteti moral dhe institucional që fitohet duke zbatuar të njëjtat standarde për të gjithë, pa përjashtim.
Ne do ta vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mjetet ligjore. Sepse kjo nuk është më vetëm çështja e një prokurori. Është çështja që do të tregojë se çfarë drejtësie ka zgjedhur të ndërtojë Republika e Shqipërisë: një drejtësi që pranon të kontrollojë edhe veten, apo një drejtësi që pretendon të jetë mbi çdo kontroll kushtetues.
Për ne, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është shumë më e rëndësishme se çdo proces individual.
Faleminderit”, shkruan Veliaj.
gijotina.com/
Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Parku Kombëtar i Llogarasë prej tre ditësh nën flakë, zjarri vazhdon jashtë kontrollit
Aktualitet

Parku Kombëtar i Llogarasë prej tre ditësh nën flakë, zjarri vazhdon jashtë kontrollit

17:27 - 24/07/26
Goditet grupi i trafikantëve shqiptarë në Londër, 2 në burg për kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund (Emrat)
Aktualitet

Goditet grupi i trafikantëve shqiptarë në Londër, 2 në burg për kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund (Emrat)

17:20 - 24/07/26
Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi
Aktualitet

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi

16:59 - 24/07/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parku Kombëtar i Llogarasë prej tre ditësh nën flakë, zjarri vazhdon jashtë kontrollit
Aktualitet

Parku Kombëtar i Llogarasë prej tre ditësh nën flakë, zjarri vazhdon jashtë kontrollit

17:27 - 24/07/26

Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive prej tre ditësh në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ndërsa autoritetet po përballen me...

Lexo më shumë
Goditet grupi i trafikantëve shqiptarë në Londër, 2 në burg për kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund (Emrat)

Goditet grupi i trafikantëve shqiptarë në Londër, 2 në burg për kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund (Emrat)

17:20 - 24/07/26
Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi

16:59 - 24/07/26
Gjykata Administrative rrëzon padinë ndaj prokurorit Ols Dado, reagon Veliaj

Gjykata Administrative rrëzon padinë ndaj prokurorit Ols Dado, reagon Veliaj

16:49 - 24/07/26
Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër: A është Shqipëria në listë?

Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër: A është Shqipëria në listë?

15:44 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com