GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi i “Dosjes 184” kthehet në seancë censure ndaj medias

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi i “Dosjes 184” kthehet në seancë censure ndaj medias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëra prej seancave të gjyqit për “Dosjen 184” mori rrjedhë të çuditshme të martën, kur pas sulmeve të të pandehurit Robert Aga ndaj këtij reporteri, gjyqtarja Nertila Kape mori rolin e kryeredaktores duke treguar se si duhej bërë raportimi i çështjes. Në fillim të seancës gjyqësore, e cila më pas u shty, i pandehur Aga akuzoi gazetarin e BIRN, autor i këtij shkrimi, se ai po përgjonte dhe kërkoi që ai të përjashtohej nga seanca. Aga po gjykohet së bashku me ish-administratorin e Lurës, Hasan Hoti për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën e manipulimit të votës në vitin 2016. Ai pretendoi ndër të tjera se shkrimet ‘nuk publikoheshin në gazetë, por Facebook’. Kape nga ana e saj kishte po ashtu kritika për raportimin, diçka e përsëritur edhe më herët në seancën e datës 6 tetor 2021.

“Ju me cilësinë e gazetarit nuk mund t’i thoni fjalë për fjalë ashtu siç janë. Mund të bëni një përmbledhje për raportimet që ju bëni,” tha Kape në sallën e gjyqit, duke iu drejtuar gazetarit.

E pyetur në telefon nga BIRN për këtë devijim të seancës së gjyqit dhe përpjekjet për censurë, Kape refuzoi të komentonte, por tha: “seanca ishte publike”. Kërkesa të veçanta për këtë reporter kishte edhe avokati Gentian Rumano, i cili pretendoi se fotoja e ish-shefit të Komisariatit të Policisë Dibër po përdorej pa leje. Në foton në fjalë, Aga dhe të pandehurit e tjerë të dosjes janë me shpinë nga kamera. Ndërkohë, seanca gjyqësore nuk vijoi përtej shqyrtimit të raportimit të bërë në media, pasi pas konstatimit të mungesës së një dëshmitari, seanca u shty për në datën 19 prill.

Njëlloj u shty edhe seanca tjetër në ngarkim të Drini Gjecit, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre. Gjyqtari Edvan Veçani që gjykon këtë dosje, bëri me dije në fillim të gjyqit se një pjesë e viktimave të thirrura në këtë proces nuk ishin paraqitur – pavarësisht se ishin njoftuar disa herë.

Me dakordësi të prokurorit të çështjes, Urimi Buci dhe përfaqësuesit të të pandehurve, avokati Gentian Rumano, Gjykata vendosi që gjykimi të vazhdojë në mungesë të të viktimave të veprës penale. Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar, nëse dy të akuzuarit do të shpallen fajtorë do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit përfundimtar./ Marrë nga Reporter.al

 

 

 

 

Etiketa: censuredosjagjyqikthehetMEDIAseance

Lajme të lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
“Ballkani i Hapur” nuk njeh Kosovën”, Osmani kritika Ramës: Nuk e kuptoj pse e përkrah!

“Ballkani i Hapur” nuk njeh Kosovën”, Osmani kritika Ramës: Nuk e kuptoj pse e përkrah!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com