GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi ndaj Belerit, ambasadorja greke dhe Vangjel Dule në GJKKO

09:48 - 18/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ndaj Belerit, ambasadorja greke dhe Vangjel Dule në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion nis këtë të hënë gjyqin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit, i cili kërkon fillimisht lehtësimin e masës “Arrest me burg”.

Ai ka kërkuar gjithashtu leje për të bërë betimin para popullit të Himarës.

Para nisjes së seancës në ambientet e GJKKO-së është edhe ambasadorja greke Konstantina Kamits për të ndjekur nga afër këtë seancë të parë mbi çështjen e Fredi Belerit.

Dhe pak minuta pas saj, në GJKKO ka mbërritur edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg prej 10 Majit të këtij viti, pasi u kap duke blerë vota.

Pavarësisht se ka kërkuar disa herë masë të më lehtë sigurie, GJKKO nuk e ka pranuar.

Kujtojmë se shteti grek po lobon fort për të nxjerrë nga burgu Belerin, duke çuar edhe një amendament në Parlamentin Europian për lirimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja greke bën lëvizje të tilla, pasi më herët e ka vizituar Belerin si në paraburgimin e Vlorës, ashtu edhe në burg, pas vendimit të GJKKO-së ndaj tij.

Ndërkaq gjyqi ndaj Belerit nis vetëm një ditë pas deklaratave të kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili gjatë një konference për shtyp, në Panairin e 87-të Ndërkombëtar të Selanikut tha se nuk do të ndalonte së ngrituri këtë çështje dhe veçanërisht për faktin se autoritetet shqiptare nuk po e lejonin Belerin të ushtronte të drejtën e tij për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Himarës, për të cilën ai tha se ishte një shkelje e shtetit ligjor.

 

Etiketa: ambasadorja grekefredi beleriKryesore1Vangjel Dule

Lajme të lidhura

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha
Aktualitet

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë

20:37 - 28/02/26
I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26
Para
Kombëtarja e të amputuarve, për herë të parë në Ligën e Kombeve 2023

Kombëtarja e të amputuarve, për herë të parë në Ligën e Kombeve 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve
Breaking Views

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

08:56 - 01/03/26

Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Protesta e...

Lexo më shumë
Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

08:51 - 01/03/26
Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

08:43 - 01/03/26
Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

08:37 - 01/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

08:22 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com