GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi ndaj Bledi Tetës/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen në lot: Maskara, më vrave djalin!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ndaj Bledi Tetës/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen në lot: Maskara, më vrave djalin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lot, akuza dhe shpërthime e kanë shoqëruar seancën e mbajtur kundrejt të pandehurve për vrasjen e ish-efektivit Sanitago Malko. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin nëna e Santiago Malkos, Bukurie Malko, motra të ndjerit, si dhe i pandehuri Bledi Teta. Ajo që tensionoi situatën në sallën e gjyqit ishte fakti që nëna e Santago Malkos i është drejtuar Bledi Tetës me fjalët: Maskara, më vrave djalin!

Balkanweb raporton se situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për të qetësuar situatën. Teta, pas qetësimit të situatës, ka kërkuar që të mos bëhen publike deklarimet e tij të dhëna para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi sipas tij, ato ia kanë bërë si u ka dashur qejfi.

“Nuk dëshiroj që të japë deklarime u qëndron atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur ka folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorin e policisë Tiranë sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbarë e saj,”- tha Teta.

Fjalia e fundit e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari për vdekjen e të vëllait. Ajo është ngritur në këmbë duke bërtitur dhe fyer Tetën, gjë që ka detyruar efektivët që ta nxirrnin jashtë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht.

Në fund, trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte Kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.

Etiketa: Bledi TetaSantiago Malko

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
“Ky është shqetësim”, Jorida Tabaku zbulon aferën: Janë tenderuar 90 milionë lekë

“Ky është shqetësim”, Jorida Tabaku zbulon aferën: Janë tenderuar 90 milionë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com