GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjyqi ndaj Salianjit, Berisha: Proces stalinist i mirëfilltë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ndaj Salianjit, Berisha: Proces stalinist i mirëfilltë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si një proces të mirëfilltë stalinist gjyqin ndaj deputetit Ervin Salianji. Berisha shkruan në rrjet se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje atë me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.

Sipas Sali Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë te rreme, nga bashkëpunëtorë te ngushte te krimit ne krye drejtues të lartë policie. Berisha i bën thirrje disa institucioneve ndërkombëtare qe te ndërhyjnë kundër këtij procesi.

“Rikthehen proceset staliniste! Miq, deputeti Ervin Salianji del nesër para gjyqit në një proces të mirëfilltë stalinist. Ai shkon në babalen e të akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen të dënuar 7 vjet si kryetar i rrjetit të trafikut të drogës të Bolonjës me Venezuelën dhe i kërkuar.

Ai vazhdonte prej vitesh i qetë dhe i mbrojtur nga vëllaçko Fatmiri, ministër dhe Edvini, veprat e tij të zeza sipas hetimit të gazetarit të pavarur.

Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin për të shpëtuar vëllain nga hetimi për trafiqet që drejtonte nga Vlora ta dorëzojë atë me procedurë të rrufeshme në Itali, por sot asnjëri nuk e di se ku ndodhet ai.

Në një akt të turpshëm dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i drogës Xhafa për shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa të trafikantit Agron Geron Xhafa në kërkim si i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe për faktin Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit që provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë të rremë, nga bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit në krye të policisë Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmën e trafikantëve në Shërbimin informativ.

Të dashur miq, ky proces i turpshëm i pashembullt në 30 vite në shkallë të parë ju besua anëtarit të bandës së Lushnjës, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdhërat që mori nga Xhafa-Rama. Kurse në apel, çështja ju besua gjykatëses Sadushi, të shoqin e të cilës e lidh një miqësi e njohur dhe fortë e dyshimtë me Fatmir Xhafen dhe klanin e tij.”

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!
Aktualitet

87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

08:10 - 25/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Para
Propozimi francez/ Presidenti i RMV mbledh Këshillin e Sigurisë, ja çfarë i rekomandon qeverisë

Propozimi francez/ Presidenti i RMV mbledh Këshillin e Sigurisë, ja çfarë i rekomandon qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike
Aktualitet

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike

09:46 - 25/08/26

Trafik i rënduar është krijuar në Rrugën e Kombit, ku pritjet shkojnë nga 40 minuta deri në një orë. Radhë...

Lexo më shumë
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com