GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:36 - 12/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK.

Duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, Kuvendi thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut.

Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë. Kjo duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb.

Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje të plotë për drejtuesit e UÇK-së, që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Në deklaratët e tij thuhet se lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut.

Deklarata

Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut. Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb, që kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për drejtuesit e UÇK-së, që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut. I drejton kërkesë Dhomave të Specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kujton bashkësinë ndërkombëtare se lufta e UÇK-së u zhvillua në kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik dhe akte gjenocidale ndaj popullatës civile të Kosovës, dhe se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit. Shpreh solidaritet të plotë me popullin e Kosovës dhe familjet e drejtuesve të UÇK-së, duke ritheksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtjen e të vërtetës historike dhe të dinjitetit të luftës për liri.

Shpreh angazhimin për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë.

Etiketa: deklarateKryesore1kuvendUçk

Lajme të lidhura

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë
Aktualitet

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua

19:29 - 25/03/26
Para
“Më jep 20 mijë Euro!” I vuri gjobë  zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

“Më jep 20 mijë Euro!” I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26

Në një lidhje online nga SHBA, Kokalari tha në Report TV se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e...

Lexo më shumë
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

20:14 - 25/03/26
“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

19:56 - 25/03/26
SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua

SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua

19:29 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com