GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi për PD, pezullohet regjistrimi i statutit të Kuvendit të Bashës

16:29 - 13/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Një Kuvend për Lulzim Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatët e Lulzim Bashës kërkuan në seancën e sotme gjyqësore që të pezullohet gjyqi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit.

Kjo ishte dhe kërkesë e përfaqësuesve të grupimit të Gazment Bardhit dhe avokatëve të ish-Kryeministrit Berisha, të cilët më herët kanë kërkuar që ky gjykim të pezullohet deri në një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë dhe nga Gjykata Civile.

Bëhet fjalë për kërkesën e 7 deputetëve të PD që kërkuan të mos njihej Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha pasi Këshilli Kombëtar, në një mbledhje të mbajtur online në 27 korrik, ishte shprehur kundër thirrjes së Kuvendit.

Gjykata vendosi pezullimin e kërkesës për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të 2 shtatorit, ashtu sikundër pretendonte Lulzim Basha.

Ndërkohë rrëzoi kërkesën e grupit Basha për të cilësuar si të falsifikuar aktet e Këshillit Kombëtar të mbajtur online në 27 Korrik.

Çlirim Gjata në emër të Rithemelimit tha se me tërheqjen e atyre që e mbajnë veten si përfaqësues të PD-së zyrtare praktikisht ka rënë fabula. “Erdhën dhe kërkuan pezullimin, pra erdhën te kërkesa jonë”, tha Gjata.

Rezart Kthupi, përfaqësues i PD-së së Bashës, tha se vendimi ishte i pritshëm. “Nuk kemi asgjë lidhur me vendimin, është në frymën e vendimit të Gjykatës së Apelit”, tha Kthupi.

Ndërkohë Marash Logu, përfaqësues i Gazment Bardhit, tha se bazuar në vendimin e Gjykatës, ëndrra e Lulzim bashës për të qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PD, kundër vullnetit të deputetëve, do të mbetet e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës.

Pala e Bashës pretendoi për falsifikim, por gjykata vlerësoi se këto akte nuk mund të gjykohen në këtë gjyq, por në gjyqin tjetër, pas kërkesës së 7 deputetëve që kërkuan mosnjohjen e Bashës si kryetar pasi ishte dorëhequr.

Në këtë proces palë ishin Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha, grupimi i Gazment Bardhit dhe ai i Lulzim Bashës.

Avokati i Rithemelimit kërkon që gjykata të mos e regjistrojë statutin e ri të kryedemokratit Lulzim Basha, pa u shqyrtuar çështja në themel.

Avokatët e PD zyrtare kërkuan më herët në gjykatë njohjen e vendimeve të dala nga Kuvendi i 2 shtatorit, ku u ndryshua Statuti dhe iu hoqën kompetencat Gazment Bardhit për drejtimin e Grupit Parlamentar.

Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Në 25 tetor, datë kur u zhvillua një nga seancat, përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.

Avokatët e PD-së zyrtare u shprehën se shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.

Sakaq Sefa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.

“Po tregoheni tërësisht i anshëm në këtë proces”-tha ai në datën 25 tetor. Kjo bëri që seanca të shtyhej për në 13 nëntor, pra ditën e sotme.

Çfarë deklaruan seancën e kaluar avokatët e PD:

Indrit Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar.

Kthupi: Shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit  të dokumenteve. Nëse nuk prodhohet i gjithë dokumentacioni me të cilin është marrë vendi, i Këshillit, do të ishim në kushtet e paragjykimit të një procesi. Nuk mund të bëhet një vendimarrje “Prima façia”.

Sefa: Duam të administrohen provat për të provuar ligjshmërinë e mbledhjes se Këshillit Kombëtar. Kërkojmë nga kjo gjykatë, që pala e tretë të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e plotë. Nuk kërkojmë vlerësimin për vlefshmërinë e dokumenteve, por thjesht të na vihen në dispozicion.

Etiketa: GjykataKryesore1PDstatuti

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Edona krahason veten me Adem Jasharin/ Irritohen banorët

Edona krahason veten me Adem Jasharin/ Irritohen banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com