GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gjyqi politik”, Salianji: Do provoj se denoncimi im është 100% i vërtetë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjyqi politik”, Salianji: Do provoj se denoncimi im është 100% i vërtetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Apel ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji në lidhje me denoncimin që ai ka bërë për Geron Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ishte i dënuar në Itali për trafik droge me 7 vite burg, por që jetonte i pashqetësuar në Shqipëri.

Seanca gjyqësore e radhës për deputetin Ervin Salianji do të jetë në datën 24. 04. 2024 ora 10:00.

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë sallës së gjykatës, Salianji u shpreh se ky është një gjyq politik për një denoncim të bërë nga ana e tij për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm. Fill pas denoncimit të bërë si deputet i PD në selinë e PD, tha Salianji, në po të njëjtën ditë ka shkuar dhe i është dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane për të kryer dënimin me 7 vite burg pavarësisht se kishte më shumë se 6 vite që jetonte i lirë në Shqipëri dhe  pavarësisht vendimit të formës së prerë që kishte dhënë gjykata për shkak të mbrojtjes politike që i jepte ish-ministri i Brendshëm.

Deklarata 

“Ky është një gjyq politik për një denoncim të bërë nga ana ime për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, i cili fill pas denoncimit të bërë nga unë si deputet i PD në selinë e PD, në po të njëjtën ditë ka shkuar dhe i është dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane për të kryer dënimin me 7 vite burg pavarësisht se kishte më shumë se 6 vite që jetonte i lirë në Shqipëri pavarësisht vendimit të formës së prerë që kishte dhënë gjykata për shkak të mbrojtjes politike që i jepte ish-ministri i Brendshëm”, tha Salianji.

“Është një çështje që ka ardhur në ‘Apel’ ashtu si dhe në gjykatën e shkallës së Parë si kallëzim i trafikantit të drogës Geron apo Agron Xhafaj, është një denoncim i cili pavarësisht se prokuroria bashkë me atë që ka bërë kallëzimin ka detyrën që të vërtetojë fajësinë, por unë po u them që ne kemi prova shkencore, duke kthyer mbrapsht parimin e gjithëpranuar në botë dhe jo vetëm në Shqipëri të barrës së provës që duhet ta ketë prokuroria unë do të nxjerrë prova shkencore se si është 100% i  vërtetë i gjithë denoncimi i kryer nga unë në emër të PD dhe se si institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit dhe Geron Xhafës dhe se si kanë shmangur komplet hetimin pasuror të tij në bazë të ligjit antimafia që të vazhdoi edhe karrierën politike por edhe bizneset për akuzat që ka për kate pa leje apo për shumëkatëshe në mes të Tiranës”, shtoi ai.

Etiketa: Ervin SalianjiGeron xhafajGjykata e ApelitKryesore1PD

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Arsenal armësh në shtëpi, dy të arrestuar në Tiranë – (FOTO-EMRAT)

Arsenal armësh në shtëpi, dy të arrestuar në Tiranë – (FOTO-EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com