GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtari Artan Gjermeni jep dorëheqjen për herë të dytë, ja arsyet e vendimit

18:10 - 14/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqtari Artan Gjermeni jep dorëheqjen për herë të dytë, ja arsyet e vendimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni dorëzoi për herë të dytë brenda pak muajsh kërkesë për dorëheqje nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ. Sipas anëtares së këshillit për marrëdhëniet me mediet, Marçela Shehu, gjyqtari Artan Gjermeni e ka dorëzuar kërkesën e dytë për dorëheqje të martën më 13 shtator 2022. Shehu pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa i është kaluar për shqyrtim komisionit të karrierës në KLGJ.

Artan Gjermeni dorëzoi kërkesë për dorëheqje edhe më 24 maj 2022, por deri në muajin korrik, KLGj nuk mori vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët në muajin maj.

Në kërkesën e parë për dorëheqje, Gjermeni paraqiste si arsye të largimit nga detyra kalimin e karrierës së tij në një stad të ri. “Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik, kjo për shkak të eksperiencës time shumëvjeçare akadaemike në fushën e të drejtës, si lektor në universitet, lehtësues dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës”, parashtronte Gjermeni në kërkesën e parë motivin e largimit nga funksioni i gjyqtarit.

Anëtarja e KLGJ-së, Marçela Shehu sqaroi për BIRN se gjyqtari Gjermeni vijon të ushtrojë detyrën e tij, ndërkohë që sipas saj nuk ka një rregullim ligjor lidhur me situata kur magjistratët japin dorëheqje të përsëritur, pasi janë tërhequr nga kërkesa e mëparshme.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se Gjermeni është shortuar në dhjetor 2019 dhe është ende në proces rivlerësimi, ndërsa nuk komentoi mbi ecurinë e çështjes.

Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Gjermeni është shortuar më 16 dhjetor të vitit 2019, por KPK ende nuk ka njoftuar kalimin e çështjes së tij në seancë dëgjimore publike.

Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.

Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht përshkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar.

Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u sulmua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij për të shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, në të ashtuquajturën çështja “Babale”, në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Berisha akuzoi në fillim të korrikut se procesi i vetingut ndaj Gjermenit ishte bllokuar. Reporter.al

Etiketa: Artan Gjermenijep doreheqjenper here te dyte

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Intervista, Rama bën avokatin e Vuçiç: Serbia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë

Intervista, Rama bën avokatin e Vuçiç: Serbia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com