GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtari i Shkodrës shkarkohet se nuk justifikoi 300 mijë lekë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtari i Shkodrës shkarkohet se nuk justifikoi 300 mijë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky që shihni në fotografi është babai i gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, i shkarkuar dje nga detyra se pse i zhvillonte gjyqet shpejt dhe se pse kishte një nivel profesional dukshëm më të lartë se sa trupa gjykuese që po e gjykonte.

Gjatë kërkimit të gjilpërës në kashtë, trupa gjykuese konkludoi se Andri Ymeri nuk justifikonte 3 milionë lekë të vjetra të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë në rrugët e Shkodrës, pasi nuk kishte dokumente të pagesës së taksave.

Ymerit i kaloi barra e provës se pse i kishte gjykuar çështjet e njohjes së pensionit të pleqërisë në një kohë rekord prej 5 ditësh, kur mund t’i zvarriste gjyqet siç ndodh zakonisht, ku për fituar të drejtën e pensionit, për shkak të djegies së arkivave në ’97, gjyqi zgjat deri në 1 vit në shkallën e parë. (Dihet që në komunizëm të gjithë kanë punuar).

Njëra anëtare e Vettingut (Genta Bungo) që ka gjykuar dhe kaluar shokët e saj të klasës në Vetting, i kërkoi llogari gjyqtarit se pse kishte udhëtuar me një avokat që i kishte përfaqësuar palë në proceset që kishte gjykuar, edhe pse pala e përfaqësuar nga avokati kishte dalë humbëse në shumicën e tyre.

Anëtarja tjetër, Pamela Qirko, e cila nuk ka dorëzuar listën e notave pasi nuk përmbush kriterin e mesatares mbi 8 për të qenë pjesë e KPK-së, i kërkoi llogari për profesionalizimin Andri Ymerit, me mesatare 9.7, ku ka dhënë 20 vendime me burgim të përjetshëm, si dhe nga 900 vendime gjatë karrierës, Apeli i ka rrëzuar vetëm disa prej tyre.

Anëtarja tjetër trupit gjykues, Firdes Shuli, ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, dhe është në kushtet e Luan Dacit. E kam mbështetur dhe do ta mbështes Vettingut, kam ndjekur dhjetëra procese gjyqësore, por proces më degradues, paragjykues dhe me urrejtje të sëmurë, se sa procesi ndaj Andri Ymerit, nuk kam parë./Shqiptarja.com

Etiketa: #gjykimGjyqtariKLPShkodër

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Dorëhiqet drejtoresha e Hipotekës së Durrësit

Dorëhiqet drejtoresha e Hipotekës së Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com