GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtari Shkëlzen Liçaj nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar këtë të mërkurë marrjen e masës disiplinore “ulje e përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit” ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, i cili ushtron funksionin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Sarandë.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Liçaj është bazuar në 13 ankesa për vonesa të theksuara në zbardhjen e vendimeve gjyqësore. Raporti i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, që bashkon dy procedura të mëparshme, tregon se në disa raste vendimet janë zbardhur me vonesa deri në 4 vite, duke tejkaluar çdo afat të përcaktuar nga ligji.

“Këto vonesa nuk janë raste të izoluara, por përfaqësojnë një sjellje të përsëritur gjatë tre viteve të fundit, në kundërshtim me standardet ligjore dhe profesionale”, thuhet në raportin zyrtar të ILD-së.

Gjyqtari ka paraqitur si argument mbingarkesën në punë dhe problemet strukturore në sistemin gjyqësor, por ILD vlerëson se ai nuk ka përmbushur në mënyrë të qëndrueshme detyrimet e tij ligjore dhe funksionale, duke ndikuar negativisht në besimin e publikut tek drejtësia.

Raporti evidenton se shkeljet kanë sjellë pasoja serioze për palët në proces, përfshirë vonesa në ushtrimin e të drejtës për ankim, si dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve për shkak të moszbardhjes së tyre në kohë.

Edhe pse gjyqtari ka bashkëpunuar gjatë hetimit disiplinor, ILD vlerëson se veprimet dhe mosveprimet e tij përbëjnë “shkelje të rëndë disiplinore”, të përcaktuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Për këtë arsye, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosjen e masës disiplinore “ulje e përkohshme e pagës deri në 40%, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”.

Etiketa: ILDShkëlzen Liçaj

Lajme të lidhura

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Para
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com