GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjyqtarja e Elbasanit shfajsohet për videot në “Tik Tok”: Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali

11:58 - 05/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqtarja e Elbasanit shfajsohet për videot në “Tik Tok”: Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të hënën e 7 Qershorit, është caktuar mbajtja e seancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleida Kapedani.

Top Channel bën të ditur se ajo është shprehur se videot mund t’ia kenë hedhur në rrjetin social fëmijët e saj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i dorëzoi KLGJ-së pak ditë më parë kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit.

Sipas ILD-së, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Gjyqtarja mësohet ta ketë mohuar kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”.

“Videot janë personale të miat”, ka deklaruar gjyqtarja.

“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Kërkesa për shkarkimin e saj erdhi pas publikimit në media të disa videove që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social “Tik Tok”, si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ashtu edhe në ambiente të tjera.

Publikimi i tyre ka vënë në lëvizje Institucionet e Drejtësisë në vend. Fillimisht, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi fillimin e një hetimi disiplinor ndaj Enkeleda Kapedanit.

E më pas një reagim i ashpër erdhi nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që kërkon edhe hetim të pasurisë së saj.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit. Qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje”.

Në videot e bëra publike, Kapedani ecën brenda korridoreve të Gjykatës si në pasarelë dhe pozon në mënyrë provokuese në zyrë, jashtë çdo etike për një gjyqtare.

Në një video tjetër, ajo filmon veten duke dëgjuar në sfond një këngë ku dëgjohen fjalë si “Mafia” apo “Kolumbia”. Pas këtyre videove, ka reaguar edhe reperi Don Xhon.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram” videon e gjyqtares, duke dëgjuar këngën e tij dhe përkrah saj ka vendosur një “emoji”, që tregon mimikën e një personi që mendohet.

Më pas, ai publikoi një tjetër video të vetes në “Instastory”, krahas së cilës shkroi:

“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres!”, duke treguar në këtë mënyrë edhe nivelin, në të cilën gjyqtarja e Elbasanit e kishte vendosur institucionin që ajo drejtonte.

Po ashtu, kryegjyqtarja reklamonte në “Tik Tok” veshjet e markave të shtrenjta, shoqëruar me komente pikërisht mbi markat, makinën e saj tip BMW dhe shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi apo duke përdorur telefonin në timon, vepra të cilat janë të dënueshme edhe ligjërisht.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë e hetoi gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, për thyerje të Kodit të Etikës së Gjyqtarëve, kod i cili duhet të monitorohet pikërisht nga krerët e gjykatave.

Në një reagim për mediat, vetë Kapedani tha se ajo nuk ka një adresë në rrjetin social “Tik Tok”, por nuk shpjegon se kush i ka xhiruar videot e saj dhe si kanë përfunduar ato në internet.

Sipas gjyqtares, shpërndarja e videove është bërë qëllimisht për të përbaltur figurën e saj.

Etiketa: Enkeleda KapedanigjyqgjyqtarjakronikeshfajsohetTik tok

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Hailey Bieber flet për marrëdhënien me bashkëshortin dhe tregon një sekret

Hailey Bieber flet për marrëdhënien me bashkëshortin dhe tregon një sekret

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com