Elton Qyno – Marrja e kredive të buta për gjyqtarë dhe prokurorë, u lejua përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, të miratuar në dhjetor 2004 nga qeveria Fatos Nano.
Ku një kastë zyrtarësh të ardhur në Tiranë, si prokurorë e gjyqtarë, përfituan kredinë e butë me qëllim zgjidhjen e problemit të strehimit.
Një ndër shumë përfituesit e kësaj kredie të butë, është dhe gjyqtarja Etleva Deda, që në dhjetor 2004 filloi punë si magjistrate pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe sot e kësaj dite, vijon të jetë pjesë e trupës gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme SPAK.
“Silikoni i SPAK”
Etleva Deda, që njihet si “Silikoni” i SPAK, ka marë në vitin 2006 një kredi të butë me vlerë fiannciare, prej 50 milion lekë të vjetra.
Këtë shumë financiare të marrë kredi, ajo fillimisht e ka marrë për të blerë një apartament në Durrës, por pasi i ka rënë lapsit me atë mëndjen e saj të mprehtë, ka revokuar qëllimin e kredisë, duke synuar kapjen e një apartamenti në Tiranë dhe jo më në Durrës.
E gjithë shuma është shpenzuar pas 3 vjetëve, nga momenti i lidhjes së kontratës së kredisë, duke blerë një apartament me sipërfaqe 115 metra katror me vlerën prej 72 mijë euro.
Por xhonglimet e kësaj gjyqtare “Silikon”, kanë dalë sheshit vetëm pas publikimit të pak ditëve më parë të Vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelit, i cili megjithëse ka vendosur konfirmimin në detyrë të “Silikonit”, kolegji është ndarë në një qëndrim votash 4 pro dhe 1 kundër.
Një anëtar kundër
Çështja në Kolegj, u shqyrtua nga një trupë e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, dhe Sokol Çomo.
Ky i fundit është anëtari i vetëm që ka votuar kundër konfirmit në detyrë të Dedës, ndërsa 4 të tjerët kanë qënë “pro”, megjithëse e pranuan se kredinë e butë gjyqtarja “Silikon” e ka nxjerë në rrugë për ta shitur.
Rasti i Etleva Dedës, dhe kalimit të saj në “Vetting” është rasti më tipik, për tu bërë temë studimore e studentëve të rinj të Magjistraturës.
Është rasti kur rrëzohen të gjitha parimet e të drejtës, vendosjes së standarteve të dyfishta, kapjes, talljes në emër të ligjit dhe së drejtës, dhe kalimin e një subjekti të shpërfytyruar.
Duke e kthyer atë në një “Gregor Zamza”, në një Metamorfozë Unike, që është bërë pjesë e llozhave të politikës dhe oligarkëve, të cilëve u mbaron punë.
Vettingu del “lakuriq”
Është rasti kur procesi i “Vettingut” del lakuriq me vendimmarrjen e tij, ku për të njëjtin fakt siç është kredia e butë, subjekte të tjera janë shkarkuar dhe çuar në shtëpi, edhe pse kishin të njëjtin avokat ligjor, si Julian Mërtirin, që mbante në krah dhe zonjusha në fjalë.
Ajo që ka ndodhur me këtë rast është përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se si mundet që një gjyqtare e një institucioni elitar i Krimeve të Rënda apo makar SPAK-ut, ditën bën gjyqtaren dhe natën shkon tek semaforët e zonës së dollarit në Tiranë për të bërë kambisten.
Për mua si gazetar që shkoj çdo ditë në SPAK dhe Gjykatë, që kam nisur punën pikërisht në periudhën kur dhe vetë Etleva Deda, ka nisur punën tek Krimet e Rënda, më duket e paimagjinueshme, që një gjyqtare të bëjë kambisten.
Por për ta sqaruar më shkoqur, po i bie pak gjatë.
Kredia e butë
Zonja “Silikon” në datën 18 shtator 2006 ka marrë nga “Raiffazen Bank” një kredi të butë prej 50 milion lekë të vjetra.
Për ironi të fatit kredinë “Silikoni” e ka marë pikërisht në të njëjtën bankë ku dhe “Ora News” dhe “RTV Ora”, ka marë miliona euro kredi dhe i ka investuar në një media mbi 15-vjeçare, të cilën Silikoni e Konfiskoi duke ja kaluar shtetit.
Por ç’rëndësi ka kjo, se me argumentin ligjor të “Silikonit” kredia e ORWS është aset kriminal, ndërsa kredia e saj është e virgjër, dhe e pastër si kristali, sepse sipas saj rrjedh nga shteti.
Por dhe trualli i ORWS, që konfikskove ti dhe godina nga shteti është privatizuar, nga Ministria e Financave.
Në 2006 zonja, ka marrë një kredi 50 milion lekë të vjetra me afat shlyerje për 168 muaj.
Qëllimi ishte për të blerë apartament 60 milion lekë në Durrës, sepse për këtë u dorëzua dhe një kontratë porosie. Por ashtu rrodhën gjërat, dhe syri ja kishte Etleva Dedës, për të blerë apartamentin në Tiranë.
Shkurt kjo vajzë, nuk dëshironte të bëntë më “Pit Stop” në autostradën Tiranë-Durrës, por donte të qëndronte vetëm në Tiranë.
Veprime blic në bankë
Në 3 nëntor 2006, “Silikoni” i SPAK-ut ka tërhequr cash nga “Raiffazen” kredinë e butë, duke e depozituar sasinë e parave në një llogari rrjedhëse në “ProCredit Bank”.
Për 6 muaj me radhë në këtë llogari ku futi kredinë, Eva, ka kryer veprime tërheqje dhe kreditimi.
Por në 30 Prill 2007, “Silikoni” kryen një veprim blic në bankë, duke zbrazur totalisht llogarinë bankare, e kthyer atë në zero. Dhe shumën financiare të përftuar nga kredia e mer cash dhe e fut në dollapët e shtëpisë së saj.
Këtu është pikërisht momenti kur “Silikoni” i SPAK, nga gjyqtare e Krimeve të Rënda, bëhej kontabiliste apo financiere. Ku me laps e letër shikonte trendin e valutave në tregun e kambistëve të Tiranës.
Unë nuk kam folur se e respektoja, për aq sa ishte këtë gjyqtare “Silikon”. E cila, sa vite punë ka në atë godinë, po aq vite të pandërprera punë kam dhe unë në gazetari dhe duke raportuar çdo ditë për aktivitetin gjyqësor.
Kjo gjyqtare nga data 1 Maj 2007, që është dhe Dita e Puntorëve Socialistë, e deri kur ka blerë apartamentin në 9 Tetor 2009 është transformuar në një kambiste në të zezë.
Shkëmbe e kthe, para-mbrapa, duke e vënë në shërbim të këtij aktiviteti të gjithë shumën financiare të përfituar nga kredia e butë dhënë nga “Raiffaizen Bank”.
Tek Dollari
Për gati 3 vite me radhë kjo gjyqtare ditën bënte rolin e gjyqtares tek Krimet e Rënda, dhe natën shkonte tek semafori i zonës së Dollarit, ku interesohej për kursin e këmbimit të momentit, me qëllim transformimin e kredisë nga euro në lek ose anasjelltas.
Sa herë që kapte kursin “bingo”, kjo padyshim i bashkohej llozhave të restoranteve në Tiranë, ku pihej Verë cilësore dhe dehej.
Sigurisht qëllimi i saj, ka qënë përfitimi, duke fryrë vlerën e shumës financiare, përmes skemës së kambizmit të kryer në aktivitet të ZI dhe pa liçencë.
Një shkelje e tillë është mjaft e rëndë për integritetin, moralin dhe imazhin e një gjyqtari, zonja “Silikon”. Dhe këtë ti më mirë se unë e di shumë mirë.
Madje e dinë dhe ata 4 vetë që të kaluan dhe të lanë në SPAK. Se domosdoshmërisht tani këta, politika dhe rrymat e ndryshme financiare, sa herë të të cimbisin nga prapa, ti direkt i mbaron punë.
Ti e di mirë “Silikon” se si kolegët e tu në Krimet e Rënda, ngecën në “Vetting”, se kishin futur për 3 apo 6 muaj kredinë e butë të Raifaizen, në Fondin e Investimit të po kësaj banke.
Gijotina e KPA?
E di mirë se si njëjta trupë gjykuese që të kaloi ty “Silikon”, e çoi në shtëpi, kolegun tuaj Anton Martinin për kredinë e butë, megjithëse kishte të njëjtin avokat, Julian Mërtirin që kishe dhe ti zonjë.
Për të njëjtin fakt avokati i Antonit, Julian Mërtiri humbi gjyqin në Apel, dhe për të njëjtin fakt sërish në Apel, avokati i “Silikonit” Julian Mërtiri fitoi gjyqin.
Çfarë ndikoi? Çfarë i bëre…” Çfarë rrymash lëvizën që ti nuk u njome nga bataku i KPA-së?
Dil sot para pasqyrës dhe pyete veten, se çfarë të shpëtoi nga gijotina e KPA-së?
Pyete pak veten gjyqtare, a ke integritet ti në këtë rast? A ke cënuar besimin e publikut ti? Përveç buzëve dhe sendeve të tjera, a ke qënë ti ajo që ke fryrë dhe kredinë e butë të marë nga shteti.
A ke të drejtë ti kambiste e zonës së dollarit, të më gjykosh edhe mua si qytetar, që shkoj e marr kredi tek “Raiffazen Bank”. Tek ajo banka jote, dhe ti të më masakrosh mua, por jo veten?
Vlerësimi i kolegut
Etleva Deda, ja çfarë thotë e ka firmosur për ty kolegu yt Sokol Çomo në KPA:
“…Pretendimi i Etleva Dedës se, nëpërmjet përfshirjes në vitet 2007-2009, të shumës së marrë kredi, prej 50 mln lekësh, në transaksione në tregun e lirë të këmbimit valutor dhe se nëpërmjet kurseve të këmbimit, ka gjeneruar të ardhura shtesë, është i paprovuar. Pasi nëse do të kishte ndodhur një gjë e tillë, ky fakt, në zbatim të detyrimeve ligjore, duhet të ishte deklaruar në deklaratat periodike të viteve përkatëse, duke identifikuar vlerën e shtuar apo të pakësuar nga përdorimi i vlerës së kredisë, në tregun e lirë të këmbimit valutor…”.
Pra ti me kredinë tënde të butë që e more nga shteti për qëllime strehimi, ke luajtur ping-pong për një kohë të gjatë me ulje-ngritjet e valutës “Exchange”.
Dhe pretendon se vetëm ke fituar duke fryrë shumën financiare. Por e habitshme është fakti se ti asnjëherë nuk thua se ke humbur, po vetëm ke fituar para.
Mospagesa
Dhe më e rënda është se ti as e ke deklaruar periodikisht ndonjëherë këtë fitim dhe as humbjen madje. Gjithashtu as ke paguar përqindjen e Tatimit mbi Fitimin dhe ke punuar për tre vite me radhë kambiste e pa liçensuar.
Në një farë logjike njerëzore, ke konkurruar në këtë biznes edhe vetë Ylli Ndroqin, që i ka të liçensuara.
Shiko se kur thyeje lekët apo eurot, mos ke shkuar të bësh këmbimin dhe në “Exchanget” e kriminelit me kostum firmato, Ylli Ndroqi. Thellohu dhe mendohu mirë.
Me këtë aftësi gjurmimi të kursit financiar që ke ti Etleva, duhet të lije gjyqësorin dhe qëndroje ditë-natë tek dollari, për të bërë kambisten. Se dukshëm kredia jote 50 milion lekë të vjetra, u fry shumë shpejt brenda një periudhe gati 3 vjeçare.
Manovrat financiare
Mua si gazetar, si qytetar apo qoftë dhe si Alien, kur shikoj këto manovra ekonomike që ti i bën me skemat në bursë, më shkon mëndja tek vendimet që merr si gjyqtare në “Emër të Republikës”.
Nuk e imagjinoj dot se çfarë ti Etleva, mund të bësh me financat duke tundur ca letra dhe çekanin e drejtësisë në gjykatë të Posaçme.
Madje këto aftësi dhe manovra financiare që dispononi trashëgojani dhe shiringës tuaj, që mbani tek shtëpie se ne që i kemi biologjikë, jemi mbrapa bote.
Me këto veprime që ke kryer ti, jo vetëm cënimin e besimit ke shkelur por ke “Shpërdorur dhe detyrën”, duke marrë kredinë e butë si gjyqtare dhe mandej ke luajtur si të duash në “Exchange”.
Kujt do ja tundësh këtë javë, letrat dhe çekiçin e drejtësisë?
Discussion about this post