GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyshi në qeli për ngacmim seksual ndaj mbesës! Babai i vajzës: Sajesë e ish-gruas për…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyshi në qeli për ngacmim seksual ndaj mbesës! Babai i vajzës: Sajesë e ish-gruas për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 55-vjeçar u arrestua në Fier, i denoncuar nga ish-nusja e djalit, se ka ngacmuar seksualisht mbesën 5 vjeçe. Babai i të miturës, mohon akuzat për të atin. Sipas tij e gjithë historia është sajuar nga ish-bashkëjetuesja për të marrë kujdestarinë e vajzës që e braktisi 6-muajshe.

Një burrë 55-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vajzën 5-vjeçare të djalit. Denoncimi u bë në polici nga nëna e fëmijës, e ndarë me babanë e vajzës.

Ky i fundit në një prononcim për mediat, e quan të gjithën një sajesë të ish bashkëjetueses së tij, e cila siç ai tregon e ka braktisur vajzën kur ishte 6 muajshe.

“Për mos ta çuar në jetimore, e kam marrë nën kujdestarinë time. Në kushte të vështira ekonomike. U kam thënë prindërve, që vajza vërtetë është e imja, por sot e tutje ajo është e juaja. Kontributi im do jetë në vlerë monetare, se detyrohem që të largohet që të punoj. Afrimitetin që ajo ka me atë, nuk ka shans që ta ketë as me mua dhe as me njeri tjetër.” – thotë babai.

Sipas babait të vajzës, nëna e ka takuar të voglën dy ditë më parë në një hotel në Fier ku qëndroi dhe aty pretendohet se 5-vjecarja t’i ketë rrëfyer që gjyshi e ngacmon.

“Nuk e di në quhet ngacmim ta fërkosh vajzën nga kurrizi, dhe ta ngresh në krahë e ta puthësh. Apo edhe mua do më quajnë ta ngacmoj vajzën time që e ngre në krahë, e puth e kafshoj nga barku apo kurrizi.”

Sipas babait të vajzës, kjo sajesë me akuza të turpshme nga nëna, është bërë në mënyrë që të përfitojë kujdestarinë e fëmijës.

“Kam dy net që po e gënjej që do vijë gjyshi, se vajza ngrihet natën nga gjumi, qan. Se lidhjen që kanë atë me të dy është zor që ta gjesh.” – thotë babai.

Të shokuar nga kjo ngjarje janë të gjithë bashkëfshatarët të cilët thonë se nuk e njohin për njeri të tillë, 55-vjeçarin.

“Unë e njoh që në fëmijëri, vijnë këtu tek mua pothuajse dy herë në javë, tre herë në javë. I blen çdo gjë mbesës, që të mos shikojë nga të tjerët. Vetëm atë ves nuk e ka ai.” – thotë një bashkëfshatar, raporton Report tv.

55-vjeçari ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore ku do të dalë para togave të zeza.

 

Lajme të lidhura

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë
Aktualitet

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

14:15 - 26/09/26
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe tre shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat
Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe tre shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

13:55 - 26/09/26
Para
Vota e diasporës/ Vijnë 22 % e zarfave nga 65 vende të botës

Vota e diasporës/ Vijnë 22 % e zarfave nga 65 vende të botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26

Një mashtrim financiar me përdorimin e inteligjencës artificiale ka goditur bankën private italiane Fideuram, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, duke...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

14:54 - 26/09/26
Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

14:15 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com