GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gledis Nano lan duart me vdekjen e 7-vjeçares me një përjashtim

16:02 - 02/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gledis Nano lan duart me vdekjen e 7-vjeçares me një përjashtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe u përplas nga një skaf i cili drejtohej nga efekti i policisë Arjan Tase, ka ardhur pas disa orësh edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Me anë të një njoftimi për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është mjaftuar me një përjashtim të efektivit që përplasi të miturën, dhe me një ngushëllim ndaj familjarëve të viktimës.

“Reagim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi. Ndërkohë, Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj. Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje: – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Ndërkohë që policia duhej të ishte ajo që siguron jetën e qytetarëve në plazhe, policët e Gledis Nanon bëhen autor aksidentesh duke shkelur ligjet.

Etiketa: duartGledis NanoKryesore1lanperjashtimvdekja

Lajme të lidhura

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Para
Publikohet video/ Pasi përplasi 7-vjeçaren, polici kërcenoi edhe familjen e vogëlushes

Publikohet video/ Pasi përplasi 7-vjeçaren, polici kërcenoi edhe familjen e vogëlushes

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

Lexo më shumë
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com