GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gledis Nano takon homologun e tij italian Lamberto Giannini, ja çfarë u diskutua  

16:22 - 07/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gledis Nano takon homologun e tij italian Lamberto Giannini, ja çfarë u diskutua  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mirëpritur ditën e sotme homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini. Vizita e  Drejtorit Giannini u realizua në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e Tryezave të Përbashkëta Teknike mes Drejtuesve të Lartë të policive të të dy vendeve.

Mësohet se gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini shoqërohej nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit – Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Vittorio Rizzi; Drejtori Qendror i Emigracionit dhe Policisë Kufitare – Drejtor i Përgjithshëm Giuseppe De Matteis; Drejtori i Shërbimit Antiterror të Brendshëm – Drejtues i Lartë Eugenio Rodolfo Spina dhe Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë – Gjeneral i Armës së Karabinierëve Fabio Cairo. Gjithashtu, pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi.

Nano dhe Giannini vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive. Gjatë Tryezës u dakordësuan propozimet në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit, monitorimit ajror që ka si qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta etj.

“Patëm një takim tejet të frytshëm, që u zhvillua si gjithmonë në frymën e bashkëpunimit dhe sidomos në frymën e miqësisë. Gjatë këtij takimi, ne patëm rastin të diskutojmë për çështje nga më të ndryshmet, që janë me interes të përbashkët dhe që lidhen me luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, luftën ndaj terrorizmit, ndaj organizatave kriminale, gjithashtu edhe me luftën ndaj fenomeneve të radikalizimit. Gjithsesi, ne kemi arritur gjithashtu të përvijojmë edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet. Me këtë rast, do të doja të falënderoja këtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, z. Gledis Nano dhe gjithashtu ambasadorin e Italisë, i cili është gjithmonë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë dhe në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këtë drejtim” – u shpreh Lamberto Giannini.

Ndërsa Nano u shpreh se u diskutua për disa çështje me interes të përbashkët, lidhur me krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe kontrabandimin e emigrantëve, po kështu edhe disa çështje që lidhen me terrorizmin dhe radikalizmin.

“Sapo përfunduam Tryezën Teknike të radhës, e cila tashmë është e instrumentalizuar si një takim që zhvillohet midis drejtuesve të Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, z. Lamberto Giannini, diskutuam për disa çështje me interes të përbashkët, lidhur me krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe kontrabandimin e emigrantëve, po kështu edhe disa çështje që lidhen me terrorizmin dhe radikalizmin. Dua të them që takime të tilla janë të domosdomshme dhe janë shumë të dobishme, jo vetëm në nivelin drejtues të të dy policive, por edhe në nivelin teknik, duke shmangur kështu burokracitë dhe duke lejuar një bashkëveprim dhe bashkërendim të veprimeve dhe shkëmbim të informacionit dhe hetimeve tona të përbashkëta kundër aktiviteteve të paligjshme. Dua të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm, për prezencën e tij, sot, këtu dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të policisë italiane, dhe dua ta siguroj për vendosmërinë që Policia shqiptare ka për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit” – tha Gledis Nano.

 

Etiketa: diskutuaGledis NanohomologuItalianLamberto Gianni

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Ngriti “në këmbë” policinë për zhdukjen e saj, gjendet në Lezhë sekretarja e Gjykatës

Ngriti “në këmbë” policinë për zhdukjen e saj, gjendet në Lezhë sekretarja e Gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com