GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar që efektivët të reflektojnë. Përmes një letre, të publikuar nga Euronews, Nano shprehet se qytetarët ankohen çdo ditë për uniformat e shtetit, kryesisht për Policinë Rrugore, Patrullën e Përgjithshme, Shqiponjat, atë Kufitare e Kriminale. Drejtori Nano shton në letër se ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarët që kërkojnë heqjen nga detyra të shumë efektivëve. Sipas mesazheve, policët janë arrogantë, nuk kanë komunikim, nuk njohin humanizëm dhe ushtrojnë presion ndaj qytetarëve për ryshfet. Nano u bën thirrje të reflektojnë e të mos tolerojnë më kriminelët dhe ‘horrat’.
Letra e plotë:
‘Përshëndetje të nderuar Drejtues
Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit.
Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale.
Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.
Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale.
Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar.
Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.
Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.
Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet.
Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante.
Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:
‘Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetaret, inferiore ne komunikimin edukativo njerëzor’.
Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh.
‘Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend’.
Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm.
Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar.

Lajme të lidhura

Dhunoi Eduart Kuçin, policia: Jozefin Marku do përballet me 5 akuza, dy të tjerë janë në kërkim
Aktualitet

Dhunoi Eduart Kuçin, policia: Jozefin Marku do përballet me 5 akuza, dy të tjerë janë në kërkim

13:25 - 05/09/26
Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë një 50-vjeçar, procedohet penalisht një tjetër
Aktualitet

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë një 50-vjeçar, procedohet penalisht një tjetër

13:10 - 05/09/26
Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona
Aktualitet

Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona

12:48 - 05/09/26
Para
Kthjellime dhe shira në disa zona, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kthjellime në të gjithë vendin, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në stol pa Edi Martinin dhe me një rival të “etur” për përmbysje llogarish, Vllaznia u bën thirrje tifozëve
Sport

Në stol pa Edi Martinin dhe me një rival të “etur” për përmbysje llogarish, Vllaznia u bën thirrje tifozëve

14:01 - 05/09/26

Vllaznia sfidon sonte Partizanin, për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje e cila do...

Lexo më shumë
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Dhunoi Eduart Kuçin, policia: Jozefin Marku do përballet me 5 akuza, dy të tjerë janë në kërkim

Dhunoi Eduart Kuçin, policia: Jozefin Marku do përballet me 5 akuza, dy të tjerë janë në kërkim

13:25 - 05/09/26
Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë një 50-vjeçar, procedohet penalisht një tjetër

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë një 50-vjeçar, procedohet penalisht një tjetër

13:10 - 05/09/26
Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona

Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona

12:48 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com