GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

Tendera pa garë/ Llatja favorizon Blerina Sadikun

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja nuk di të zhvillojë prokurime në bazë të ligjit,

Kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja nuk di të zhvillojë prokurime në bazë të ligjit,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja nuk di të zhvillojë prokurime në bazë të ligjit, se ndryshe nuk kënaqen miqtë. Prandaj, çdo tender është mbyllur me biznesmenë që njihen për abuzime. Dy tenderët e fundit që kapin vlerën e 20 milionë lekëve, Llataj ia ka falur të favorizuarës së tij, Blerina Sadiku (Kapedani).

Tenderi i parë është me objekt “Blerje uniforma dhe veshje për Shërbimin e MSZH-se dhe strukturat Vullnetare” dhe fond 1.391 770,00 lekë. Ky prokurim është mbyllur në mungesë të konkurrencë, duke shkaktuar risk të lartë për abuzim.

Sipas Kryebashkiakut, 10 milionë lekë do të shkojnë për uniformat e zjarrfikësve, pra do të gjenerojnë fitim për biznesmenen Blerina Sadiku. Prej vitesh zjarrfikësit ankohen se nuk kanë veshjet e duhura që t’i mbrojnë në punën e tyre. Tani që po afrohen zgjedhjet, pritet të “zgjidhet” problemi. Por, puna ka nisur në mënyrë të gabuar, teksa shohim që tenderi është i paracaktuar për Sadikun. Ajo ka aplikuar si person fizik për këtë tender dhe nuk ka pasur asnjë konkurrent. Kështu, në pak ditë është shpallur fituese.

10 milionë lekë për pajisje

Në të njëjtën ditë Llatja e ka “qerasur” Blerina Sadikun edhe me një tjetër tender. Ai ka vlerën 1.292. 500,00 lekë të reja dhe gjithashtu, është mbyllur pa garë. Në dokumentin e publikuar vihet re se e në këtë prokurim konkurrentja e vetme kaq qenë Blerina Sadiku. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje uniforma dhe veshje për Shërbimin e MSZH-së dhe strukturat Vullnetare”. Sadiku e përfitoi menjëherë pa garë dhe për këtë arsye tenderi është klasifikuar me “Red Flag’ nga Open Data.

Mashtrimet e Sadikut

Kështu, me tenderë pa garë, Blerina Sadiku ka arritur të mbushë arkën e saj. Sipas të dhënave të publikuara nga Spending Data Albania, vetëm në 2 vitet e fundit, Blerina Sadiku ka arritur të rrëmbejë 88 kontrata. Për këto kontrata janë derdhur nga institucionet, kryesisht bashkitë, 74,253,579.00 lekë.

Ndërkohë, që nga viti 2019, Sadiku nuk e kryen raportimin e pasqyrave financiare. Pra, për vitet 2020 dhe 2021 nuk ka asnjë raport, që Blerina të tregojë të ardhurat. Mirë Tatimet që mbyllin sytë, por bashkitë pse vazhdojnë t’i japin fonde pa kontrolluar më parë përmbushjen e kritereve.

Edhe po të marrim për bazë të ardhurat e deklaruara në vitin 2018 dhe 2019, kompania e Blerina Sadikut nuk ka potencial financiar për të përballuar këtë tender. Në një vit janë raportuar maksimalisht 8 milionë lekë të reja fitime, vlerë shumë e ulët përballë kërkesave të tenderit.

Nga ana tjetër, fitimi i deklaruar bie në kontradiktë me numrin e lartë të tenderëve miliarda lekësh që ka fituar ajo. Mbase ky është dhe shkaku që Sadiku nuk ka pasqyruar fitimet për 2 vitet e fundit.

Lexo edhe: Tenderi i 3-të/ Llatja në “gjurmët” e Sejdinit: Tender për të vëzhguar qytetarët

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBlerina SadikuGledjan Llatjakryesore2MSZHtenderuniforma

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Vrasja e 23-vjeçares, lihet në fuqi vendimi për babë e bir

Vrasja e 23-vjeçares, lihet në fuqi vendimi për babë e bir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com