GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gledjan Llatja i fal tenderin nënkryetares, bashkia justifikohet: E ka lënë detyrën

09:52 - 25/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Gledjan Llatja i fal tenderin nënkryetares, bashkia justifikohet: E ka lënë detyrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llataj, ka dhënë 53 milionë lekë kompanisë “Bajrami N shpk”, e njohur tashmë për përfshirjet në aferat më të mëdha korruptive në këtë bashki. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  “REF-24496-04-08-2022” me objekt  “rikonstruksion linjash për ujësjellës kanalizime 2022”, me afat 12 muaj. Pra, Nazif Bajramit po merr 53 milionë lekë me justifikimin se do të bëjë rikonstruksione përgjatë vitit 2022, në fakt jemi në fund të muajit maj dhe  gjysma e vitit ka ikur, por kompania e tij paguhet sikur ka bërë punën 12 muaj të plotë.

Përveç kësaj, Nazif Bajrami ka marrë tenderin në shkelje të ligjit, pasi nuk ka pasur oferta të tjera dhe Gledjan Llataj ka shpallur fituese kompaninë  “Bajrami N shpk”, duke cenuar kështu konkurrencën pasi nuk ka zhvilluar një garë. Ligji i prokurimeve kërkon që, në rastet kur  për një tender nuk shfaqin interes/ më shumë se dy kompani, gara duhet të anulohet. Por, Llataj nuk kishte si ta anulonte pasi këtë tender e ka hapur posaçërisht për bashkëshortin e “koleges” së tij Anduena Bajrami (Prfiti). Anduena Prifti ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan dhe gjatë kohës që ajo ka qenë në këtë detyrë, bashkëshorti i saj është gostitur me dhjetëra tendera.

Në lidhje me këtë çështje Gijotina.com ka kontaktuar me Bashkinë Elbasan. Në përgjigje Bashkia u justifikua duke thënë  se “prej kohësh Anduena Prifti e ka lënë detyrën“, por nuk dha asnjë sqarim në lidhje me shkeljet e tjera të evidentuara. Gjithsesi, kjo nuk justifikon abuzimet që janë bërë deri në ditën e fundit që ajo ka qenë në detyrë. Nuk i justifikon tenderat miliarda lekësh që bashkëshorti i saj ka marrë ndër vite. Nuk justifikon as tenderit e fundit pa garë që Llataj i ka dhënë kompanisë së Nazif Bajramit, ku duket qartë që edhe pse u largua nga Bashkia gruaja i ka lënë një rrugë të hapur për afera të tilla korruptive. Pra sikur duket Bashkia Elbasan jo vetëm që nuk po mban përgjegjësi për tenderat që i janë dhënë në shkelje Bajrami N, por vazhdojnë akoma me këtë trend.  Një tjetër shkelje që evidentohet në dokumentet e tenderit është se “Bajrami N shpk”, ka paraqitur ofertë sa 92% e fondi limit. Konkretisht vlera e ofertuesit është 50. 788 666,00 dhe fondi limit është 53 000 000,00 lekë.

 

Aferat në vite

Kompania “Bajrami N shpk” është e preferuar e të gjithë qarkut Elbasan, pasi në çdo vit ka marrë tendera të shtrenjtë nga Bashkia Elbasan, nga 22 drejtoritë, entet e agjencitë rajonale dhe nga 6 bashkitë e qarkut. Kjo kompani ka qenë e privilegjuar që nga viti 2013, kur gruaja e tij u emërua nënkryetare e Bashkisë Elbasan. Ndërkohë, prej ardhjes së “rilindjes” në pushtet e deri sot, kjo firmë ka marrë 33 milionë euro tendera në bashkitë Elbasan, Librazhd, Gramsh, Belsh, Peqin e institucionet të tjera, me rekord 95% tendera në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Gjithashtu, kjo kompani ka përfituar 14,5 milionë euro nga projekti i Unazës së Madhe në vitin 2019. Ku sëbashku me “Salillarin” për disa muaj lanë punimet në mes, duke krijuar kaos dhe trafik në hyrje të Tiranës.

Kompania e Nazif Bajramit është përfshirë edhe në aferën e madhe korruptive për landifillin e Elbasanit. Konkretisht, projekti në llojin “landfill-krematorium” në Xibrakë, me lëndë të parë grumbullim dhe import mbetjesh plastike spitalore e mjekësore, gom-plastika automjetesh mbetje karburantesh me rrezikshmëri tepër të lartë, për të cilat Shqipëria nuk ka leje dhe kushtet sipas direktivave eruopiane për asgjësim apo përpunim mbitokësor. Por, në 2020 Bashkia Elbasan zgjodhi të ja kalojë këtë projekt kompanisë “Bajrami N shpk” ku më pas u zbuluan skandale dhe lidhje me bandat.

 

Kush është Nazif Bajrami

Sikur  treguam më lart Nazif Bajrami, është bashkëshorti i Anduena Bajrami, e cila prej vitesh ka qenë nënkryetare në Bashkinë Elbasan, duke i lehtësuar kështu rrugën bashkëshortit të vjedh dhe të pastrojë para. Vlen të theksojmë se në landifillin në Xibrakë me bazë të kompanisë së Nazifit, më pas është zbuluar një laborator droge.

Në raportin e publikuar nga EUROPOL e SHISH tregohet se vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat ndërtimit dhe pronar tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, Qazim Sejdinit dhe kryetarit aktual të bashkisë, Gledian Llatja, për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese.

Nga këto, 3 kallëzime janë pushuar në gjykatë, 27 janë pushuar nga prokuroria, ndërsa 15 kallëzime janë regjistruar, por nuk ka nisur procedimi penal, paçka se kishin prova. Gjithashtu, në periudhën janar-qershor 2021 8 kallëzime penale janë bërë në periudhën janar-qershor 2021 në SPAK, kundër aferave të Nazif Bajramit me tenderët në Bashkitë Elbasan e Librazhd dhe në entet shëndetësore, arsim, ujësjellësa e rrugë të Qarkut Elbasan.

Ndër të tjera në raportin e EUROPOL e SHISH evidentohet s biznesmeni Nazif Bajrami dhe gruaja e tij Anduena Bajrami (Prifti), qysh prej muajit nëntor 2017, janë me dosje penale ende në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, skeduar për 70 milionë Euro pasuri bankare e fizike, të siguruar nga biznese dhe aktivitete korruptive e kriminale, në bashkëveprim me bandën “Xibraka-Sanxhaktari-Çela”. Pra, këto nuk janë pak fakte, që sipas ligjit, Bashkia Elbasan duhet të ndalet favorizimet ndaj Nazif Bajramit.

Etiketa: abuzimGledjan Llatajkorrupsionkryesore2Nazif Bajramitendertender pa gare

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Conference League/ Roma-Feyenoord përplasin “brirët”, formacionet e mundshme

Conference League/ Roma-Feyenoord përplasin “brirët”, formacionet e mundshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com