GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Godasin me çekiç pronarin e lokalit, arrestohet një prej agresorëve/ Emrat

14:27 - 10/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Godasin me çekiç pronarin e lokalit, arrestohet një prej agresorëve/ Emrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona sulmojnë pronarin e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në Ardhishtë të Shijakut.

Nga raportimet e para mësohet se pronari i lokalit, Myslym Rramilli, është qëlluar me mjete të forta (çekiç), ndërsa policia ka mundur të arrestojë një nga agresorët, i identifikuar si Fabian Çalliku. Ndërkohë ka shpallur në kërkim dy personat e tjera të përfshirë në konflikt.

Gjithashtu mësohet se agresorët mbanin me vete armë lodre, që ngjasonin me armët e zjarrit.

Njoftimi nga policia

Kërcënuan me armë imituese, pronarin e një lokali, e goditën atë me send të fortë (çekiç), si dhe i dëmtuan ambientet e lokalit, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari, si dhe procedohen penalisht 2 vëllezërit e tij.

Sekuestrohen arma imituese, sendi i fortë (çekiç) dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së informacionit, për një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur në një lokal në Shijak, kanë organizuar punën për të neutralizuar konfliktin dhe për të arrestuar shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Ç., 27 vjeç, banues në Shijak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, gjithashtu banues në Shijak.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi F. Ç., në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë imituese, shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Shijak (pronar i një lokali në Shijak), e kanë goditur atë me send të fortë (çekiç), si dhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Sendet e kundërligjshme që u përdorën për kryerjen e këtij krimi, si dhe automjeti i këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Etiketa: PoliciasherrShijak

Lajme të lidhura

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli
Aktualitet

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli

11:08 - 02/01/26
Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë

10:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
Para
E përkrahni draftin e Ramës për Kosovën? Begaj i shmanget pyetjes

E përkrahni draftin e Ramës për Kosovën? Begaj i shmanget pyetjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli
Aktualitet

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli

11:08 - 02/01/26

Dy aksidente rrugore janë regjistruar në Rrugën e Kombit gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe rrezik...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë

Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë

10:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
“Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

Teliti rendit 10 dështimet e qeverisë në 2025: “Varfëri më e madhe, propagandë më shumë”

10:02 - 02/01/26
Tragjedi në Lezhë–Shkodër: Aksident fatal, humbin jetën burrë e grua

Tragjedi në Lezhë–Shkodër: Aksident fatal, humbin jetën burrë e grua

09:52 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com