GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Godet sërish Gëzim Topçiu, i dhuron Shpresa Nikës kontratën 433 MLN lekë me tender pa garë

13:29 - 23/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Godet sërish Gëzim Topçiu, i dhuron Shpresa Nikës kontratën 433 MLN lekë me tender pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka bërë golin e radhës me paratë e buxhetit. Zyrtari ka bërë një biznes me Shpresa Nikën, teksa i ka përjashtuar të gjithë konkurrentët përveç saj. Dhe i ka firmosur kontratën 433 milionë lekë kompanisë me bazë në Kamëz, që përfiton nga kryesisht nga favorizimi kryebashkiakëve për të marrë fonde.

Këtë herë kryetari ka planifikuar të ndërtojë një palestër shkolle. Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Ndërtim palestër gjimnazi Pirg’. Nga fotot e projektit shohim që do të ndërtohet godina dhe do të kryhen instalimet.

Fondi limit i caktuar është 36.348.948 lekë (pa TVSH) ndërsa përfshirë TVSH është 43.318.738 lekë. Këtu, komisioni i Topçiut ka futur edhe një tavan tjetër brenda fondit limit, ku cakton që vlera e pajisjeve të mos jetë më e madhe se 1.500.000 lekë. Në këtë mënyrë, bëhen dy tendera brenda një procedure.

Vlera e ndërtimit të palestrës mund të ishte më e ulët dhe këtë e vërtetojnë ofertat e bëra nga kompanitë pjesëmarrëse.

Nga ana tjetër, fryrja e fondit limit ka skualifikuar ose ka mbajtur larg tenderit kompani që mund të mos kenë realizuar kontrata me të tilla shifra.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Prokurimeve publike, për këtë projekt kanë shfaqur interes 13 kompani. Prej tyre veçojmë firmën “I.C.C GROUP” shpk që kishte ofertën më ekonomike, me vlerë 250 milionë lekë. Megjithatë, komisioni i Topçiut e ka skualifikuar këtë firmë nga gara me arsyetimin se pjesa e propozimit të bërë për pajisjet e kalon vlerën që ka vendosur Autoriteti Kontraktor. Pra, Topçiu brenda ofertës detyron edhe çmimet e njësive të ndryshme. Kjo nuk është një arsye për skualifikim, sepse konkurrimi bëhet në bazë të shumatores së çmimeve.

Situata komplikohet dhe vendimi bëhet anormal, kur skualifikohen menjëherë më pas edhe 11 ofertat të tjera. Dhe bie në sy që janë skualifikuar me argumente që nuk qëndrojnë. Për shembull, disa operatorë janë skualifikuar se nuk kanë paraqitur punë të ngjashme të kryera më parë. Ky është kriter subjektiv, sepse nëse ke ndërtuar një godinë të paktën dykatëshe, nuk ke pse të mos e realizosh edhe ndërtimin e një palestre.

Në një rast, kompania e skualifikuar ka deklaruar se mbështet në dy partnerë të tjerë për disa zëra të punimeve. Argumentimi i skualifikimit se “nuk ka paraqitur me shkrim marrjen përsipër të detyrimeve nga operatorët e tjerë”, tregon se pjesëmarrësi nuk është njoftuar për këtë mangësi.

Përndryshe nuk i kushtonte gjë operatorit të dorëzonte një marrëveshje me shkrim.

Siç duket, Topçiu e kishte vendosur më parë që ky fond do të xhirohej në llogarinë e Shpresa Nikës. Sipas planit të tij, Topçiu ka çuar për në fazën finale vetëm firmën “Nika” shpk, në pronësi të Shpresa Nikës. Kompania e saj u shpall menjëherë përfituese e kontratës më datë  22 korrik 2024.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’, për mungesë konkurrence dhe abuzim me fondin limit. Kjo është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Kështu, Topçiu goditi sërish në “shenjë”, sepse është mësuar me tenderat duke qenë në këtë post qysh prej vitit 2000. “Unë e dashuroj këtë punë”, do të përgjigjej Gëzim Topçiu, kur i drejtuan gjatë fushatës së fundit pyetjen “A nuk u ngope?”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimGezim Topciukryebahskiakopen data albaniapalester shkolleshpresa nikatendertender pa gare

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Zbulohet ilaçi që rrit jetëgjatësinë e kafshëve laboratorike, studiuesit: Mund të ngadalësojë plakjen te njeriu

Zbulohet ilaçi që rrit jetëgjatësinë e kafshëve laboratorike, studiuesit: Mund të ngadalësojë plakjen te njeriu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një dëshmi të prindit të një të mituri i cili, sipas tij,...

Lexo më shumë
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com