GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Godinën e kam blerë unë”, Sinan Idrizi shfaqet pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif”

12:11 - 25/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Godinën e kam blerë unë”, Sinan Idrizi shfaqet pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ditë më parë qeveria shqiptare vendosi mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, një institucion arsimor jopublik parauniversitar dhe kopshtit për fëmijë “Zubeyde Hanim”, pjesë e rrjetit “Turgut Ozal Education”, të shënjestruar nga qeveria turke dhe presidenti turk Erdogan si “terroristë”, pasi lidhen me lëvizjen e klerikut Fetullah Gylen.

Ministria e Arsimit deklaroi se godina e re e kolegjit turk “Mehmet Akif”, në Mëzez, nuk plotësonte kushtet dhe, sipas saj, kjo ishte arsyeja e mbylljes. Por, dje, biznesmeni nga Vlora, Sinan Idrizi, pranoi për “Euronews Albania” se kishte kishte blerë ndërtesën e vjetër të kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” te “21 Dhjetori”, në Tiranë, si dhe ndërtesa të tjera në disa qytete të vendit.

Biznesmeni tha se transaksioni me pronarët e “Mehmet Akif” ishte bërë disa muaj më parë dhe ai është tashmë pronari ligjor i ndërtesës në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, që do të shfrytëzohen në vijim në sferën e arsimit.

“Unë nuk kam blerë vetëm godinën ku bëhet fjalë tek “21 Dhjetori”. Kam që nga viti i kaluar që kam blerë për të investuar në sistemin arsimor të Shqipërisë, në Shkodër, në Korçë, në Tiranë, jam duke negociuar për në Vlorë dhe në Berat. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dëshira ime për të  investuar në sistemin arsimor duke blerë pasuri të patundshme, objekte që kanë qenë në disponim të këtyre grupimeve dhe gjë tjetër licencimi apo jo nga Ministria e Arsimit. Unë i kam blerë këto godina dhe pronari i tyre ligjor jam unë”-tha ai.

Ai deklaroi se ishte bërë një marrëveshje shumë korrekte, shumë serioze me ish-poseduesit e këtyre objekteve, një marrëveshje në kuadër të ligjit shqiptar, brenda çdo lloj procedure, e dorëzuar në mënyrë korrekte nga të gjitha palët.

“Nuk e di ç’lidhje kanë komentet me këto që kam blerë unë. Investimi im aty do të jetë vetëm në arsim. Përrallat dhe historitë me ndërtim kullash në mes të Tiranës, më bëjnë pak një retro më çojnë në kohët kur kam marrë Flamurtarin, do prishja stadiumin e do ndërtoja kullat. Unë dua të investoj në arsim, por në Shqipëri, të investosh në arsim ka gjithmonë një pikëpyetje nga mbrapa, ndërsa të jesh një kriminel që merresh me banda je njeri i nderuar. Do të investoj në arsim, mund të kem sukses, por edhe mund të dështoj. Historia e komplotit nuk funksionon”-deklaroi Idrizi, që shtoi se “Problemet e shkollës me ministrinë e Arsimit nuk janë të miat, marrëveshjen unë me ta e kam patur korrekte. Kam mbi dy vite që unë po blej godina për të hyrë në sistemin arsimor, ndërsa këtë godinë e kam blerë para disa muajsh”.

Transaksioni më i fundit në fushën e arsimit vjen pas disa vitesh fushate agresive të presidentit Erdogan dhe të qeverisë turke ndaj qeverive ballkanike, veçanërisht asaj shqiptare, për të mbyllur të gjitha bizneset që dyshohet se drejtohen nga “celulat gyleniste” në arsim, apo shëndetësi. Gjatë viteve të fundit, disa instucione të tjera arsimore të “gylenistëve” janë blerë nga biznesmenë që thuhet se kanë mbështetjen e qeverisë turke. Idrizi nuk pranoi se kishte ndikime të tilla në blerjet e fundit që ka bërë në arsim, ku ka ambicien për të hyrë, edhe pse ka dështuar në disa të tjera si në sport dhe transport ajror.

Idrizi i bëri komentet nga Nju Jorku, ku ndodhet edhe shefi i qeverisë shqiptare, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë vjetore të OKB-së. Ai tha se ishte krenar që e kishte mik kryeministrin Rama, edhe pse shpjegoi se qenia e të dyve në kryeqytetin e botës ishte një rastësi.

Sinan Idrizi, njihet më së shumti në vend si ish-president i klubit Flamurtari, tashmë në kategori të dytë, pas falimentimeve të njëpasnjëshme dhe si bashkëpronar me turqit i kompanisë ajrore “Air Albania”.

“Air Albania” që është akuzuar si një kompani private e shefit të qeverisë shqiptare është një shoqëri ku kanë aksione kompania turke “TÜRK HAVA YOLLARI”, shoqëria aksionere shqiptare “ALBCONTROL” dhe shoqëria “MDN INVESTIMENT” me administrator Sinan Idrizin.

Sipas ekstraktit historik të biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, zotërues të 25% të “Air Albania” janë Najada Idrizi, bashkëshorte e Sinan Idrizit dhe Rejana Idrizi, e bija.

Statusi i kompanisë u deklarua i pezulluar nga QKB që nga 1 shtatori. “Air Albania” ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, por jo bilancet e viteve 2019 dhe 2020, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 kishte kohë të dorëzohej deri në 15 shtator 2022, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku ishte shprehur se se bilanci do të depozitohej brenda afatit.

Përkundër akuzave të opozitës se kompania po përdoret si çarter personal i kryeministrit shqiptar dhe se ka falimentuar, Idrizi u shpreh dje se sot “Air Albania” është në treg me 7 avionë të rinj./euronews.al

Etiketa: mehmet akifshkolle

Lajme të lidhura

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Para
Meta thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat fiktive të Inceneratorëve dhe rrisni pagat e pedagogëve

Rritja e çmimit të energjisë, Meta: Rezultat i korrupsionit 10-vjeçar të një artisti

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rrjetin financiar të organizatës së drejtuar nga Franc Çopja, duke zbuluar transfertat e mëdha të parave...

Lexo më shumë
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com