GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet banda e drogës në Itali, në krye dy vëllezër shqiptarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet banda e drogës në Itali, në krye dy vëllezër shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Torinos ka shkatërruar një organizatë të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë. Grupi importonte kokainë nga Amerika e Jugut dhe kanabis nga Spanja.

Ata gjithashtu kishin testuar një nëndetëse për ta përdorur në të ardhmen për transportin e lëndëve narkotike.

Organizata e trafikut të drogës kishte degë në vende të ndryshme: Ekuador, Belgjikë, Francë, Shqipëri, Spanjë dhe Itali.

Policia e Torinos arrestoi gjashtë anëtarë të bandës.

Arrestimet u kryen në Itali në provincat e Torinos dhe Frosinones. Grupi e kishte bazën në provincën e Torinos, dhe vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë.

Grupi dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashash dhe marihuanë, raportuan mediat italiane.

Sipas gjetjeve të Karabinierëve, organizata drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët, duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, rekrutuan “ punëtorë droge ” në Itali dhe Shqipëri.

Këta bashkëpunëtorë kishin për qëllim transportin dhe shitjen e lëndës narkotike në territor.

Trafikantët, ndër të tjera, kishin projektuar dhe testuar një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, me qëllim për të transportuar drogën.

Automjeti, i ndërtuar, nuk ishte vënë ende në funksion. Gjatë hetimeve, të kryera nga nëntori 2021 deri në fund të vitit 2022, hetuesit kapën disa ngarkesa droge dhe sekuestruan mbi 204 kilogramë kokainë, hashash dhe marihuanë.

Kokaina ka shumë të ngjarë të ketë mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut, duke kaluar përmes Holandës, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar përmes Spanjës dhe Francës, duke përdorur makina të pajisura me fund të dyfishtë.

Etiketa: Italishqiptarëshqiptare ne Itali

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Të gjithë pjestarët në burg, e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernices

Të gjithë pjestarët në burg, e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernices

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com