GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet grupi i trafikantëve me emigrantë të paligjshëm, arrestohen 18 persona

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Goditet grupi i trafikantëve me emigrantë të paligjshëm, arrestohen 18 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni policor i koduar me emrin “Shkoza”, ka rezultuar me arrestimin e 18 personave në rajonin e Prizrenit. Të njëjtit dyshohen për përfshirje në “kontrabandim me emigrantë”. Më 14 korrik fillimisht ishte arrestuar i dyshuari me inicialet M.A., ndërsa dje është bërë arrestimi i personave tjerë.

Gjatë kohës sa dje policia po realizonte operacionin në Shkozë të Prizrenit, një person ka tentuar t’i godasë me veturë zyrtarët policorë.

Ai është arrestuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’, ka njoftuar policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hetuesit policorë nga Departamenti i Kufirit, që nga muaji mars 2022, kanë filluar hetimin rreth dyshimit se disa persona janë përfshirë në ‘kontrabandim me emigrant’. Numri i personave të dyshuar, të përfshirë në hetim ka qenë i madh. Ata dyshohet se emigrantët (kryesisht aziatik), i kanë depërtuar ilegalisht nga Shqipëria, duke i kaluar deri në pjesën veriore të Kosovës, e qëllim i mbërritjes së emigranteve ishin shtetet perëndimore.

Më 14.07.2022 hetuesit nga Sektori i Hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin M.A., shtetas sirian, i cili ka qëndruar në Kosovë duke organizuar kontrabandën. Kurse, më 30.07.2022, policia kufitare e ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shkoza”.

Më 30.07.2022, derisa ishte në zhvillim e sipër kontrabandim i radhës, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore Prishtinë, fillojnë kontrollimet policore në fshatin Shkozë të Prizrenit në tri lokacione. Në njërin nga lokacionet një i dyshuar tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë. Ai është arrestuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’.

Gjatë operacionit policorë janë arrestuar edhe gjashtëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë, po ashtu edhe një për armëmbajtje pa leje.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri, nëntëdhjetë e pesë copë fishekë, tre autobusë, dy vetura, dy radiolidhje dhe shtatëmbëdhjetë telefona celular.

Pas intervistimit të tetëmbëdhjetë të dyshuarve të trajtuar në këtë operacion policor, me aktvendim të prokurorit shtatëmbëdhjetë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse ndaj njërit vazhdon procedura e rregullt.

 

 

 

Etiketa: arrestimeemigrant

Lajme të lidhura

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat
Aktualitet

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Para
Merr flakë fabrika në Ferizaj, detajet nga policia

Merr flakë fabrika në Ferizaj, detajet nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com