GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet grupi kriminal ‘Rraja’, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS (Emrat)

09:31 - 10/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet grupi kriminal ‘Rraja’, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë natës, policia ka zhvilluar një operacion të madh duke goditur grupin kriminal të njohur si “Rraja” dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si pjesë e aktivitetit të tij. Mes të arrestuarve, sipas burimeve, mësohet se është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Të arrestuarit e tjerë janë Marvin Bushati lindur në Shkodër banues Tiranë, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, lindur dhe banues në Durrës, Sokol Qaja lindur dhe banues në Tiranë, Gazmir Rraja lindur dhe banues në Nikël Fushë Krujë, Përparim Rraja lindur dhe banues në Fushë Krujë, Nikël.

Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal.

Edhe pse detajet e plota të operacionit nuk janë bërë ende publike, pritet që policia të japë më shumë informacion në vijim për masat dhe provat e grumbulluara.

Kujtojmë se më herët Rexhep Rraja akuzohej për përfshirje në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Krujë, ku dy persona nga fisi Maja u dhunuan barbarisht në një lokal, konflikt që më pas degjeneroi në përdorimin e shkopinjve të bejsbollit dhe goditje të shumta.

Emri i tij është përmendur gjithashtu edhe në një tjetër çështje të bujshme, atë të Xhisiela Malokut, ku ai akuzohej për ushtrim dhune ndaj të resë. Rasti bëri jehonë të madhe publike pas dëshmisë së ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se vajza ishte dhunuar dhe se, sipas tij, kishte patur neglizhencë nga strukturat e policisë në trajtimin e çështjes. Nuhu ka pohuar gjithashtu se, pas denoncimit, ishte kërcënuar me armë nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit, për të mbyllur dosjen.

Emrat e personave të arrestuar:

1-Marvin Bushati dt 26/04/1982 Lindur ne shkoder banues Tirane

2-Agim Nina alias Lorenc Selmani i dt 05/08/1974 lindur dhe banues ne durres

3-Sokol Qaja dt 22/02/1984 lindur dhe banues Tirane

4-Gazmir Rraja dt 02/02/1990 lindur dhe banues ne nikel Fushkruj

5-Perparim Rraja id 02/07/1975 lindur dhe banues Fushkruj Nikel

6-Rexhep Rraja i dtl 19/04/1994 lindur dhe banues ne Fushkruje Nikel

Keto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim ne formen e vecante te bashkpunimt ate te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga nent 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal

 

Etiketa: arrestdeputetKryesore1Rraja

Lajme të lidhura

Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës
Aktualitet

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE
Aktualitet

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

09:24 - 20/02/26
Para
Komisionet Hetimore/ Zhupa-socialistëve: Nuk do e lejojmë ëndrrën tuaj për parlament njëpartiak!

Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht,...

Lexo më shumë
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

09:24 - 20/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

08:56 - 20/02/26
Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

Bordi i Paqes i mbushur me diktatorë! ‘The Guardian’ vendos Edi Ramën të parin në listë për Evropën

08:38 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com