GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet ‘mafia shqiptare’ në Spanjë, ja si trafikonin njerëz në Angli me shuma marramendëse

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet ‘mafia shqiptare’ në Spanjë, ja si trafikonin njerëz në Angli me shuma marramendëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

3 vite hetime kanë çuar në arrestimin e 7 personave, por duket se prangat po u tunden edhe të tjerëve. “El Correro” ka sjellë të plotë lajmin e operacionit të shkatërrimin e grupit kriminal shqiptar që merrte deri në 15 mijë euro për të futur vjedhurazi si turistët në tragete ose anije nga Porti i Bilbaos, shqiptarë që donin të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Garda Civile arrestoi 7 persona, 5 prej tyre jetonin në Bizkaia dhe dy të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës klandestine, u kapën në aeroportin Barajas të Madridit, kur po përgatiteshin të ktheheshin në vendin e tyre, ku mbanin një standard të lartë jetese që nuk korrespondonte me profesionin e tyre të zakonshëm të punës në Shqipëri. Operacioni ‘Epiro’, të cilin forcat e sigurisë nuk e kanë përfunduar ende, kulmon punën e nisur në vitin 2019.

Tashmë që nga viti 2017, vija bregdetare e Zierbena dhe Santurtzi ishte bërë një zonë e sigurtë vendbanimi për shqiptarët që prisnin për të hyrë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica shkonin legalisht në Spanjë, pasi u lejohej lëvizja pa vizë për sa kohë që qëndrimi i tyre nuk kalonte 90 ditë. Megjithatë, ky ndryshim nuk e preku Britaninë, e cila ka vazhduar t’i ketë kufijtë e saj të mbyllur për shqiptarët.

Prania e këtyre personave, të cilët shpesh kanë jetuar në çadra në kushte josanitare, ka qenë problem në Portin e Bilbaos.

Duke u futur fshehurazi në kamionët që hipnin më vonë në traget, shpeshherë ata prishnin ngarkesat (sidomos nëse ishin produkte ushqimore), por jo vetëm kaq. Autoritetet britanike vendosnin gjoba të rënda edhe për kompanitë e transportit. Pas shtimit të problematikës, Porti reagoi dhe ndërtoi një mur, ndërsa Garda Civile gjithashtu intensifikoi kontrollet e saj dhe përmirësoi teknologjinë e saj për të zbuluar njerëzit nën kamionë ose brenda kontejnerëve.

Megjithatë, mafia ka vazhduar të veprojë. Tani merrnin nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo udhëtim, edhe pse kushtet u rrezikonin jetën atyre që po kalonin kufirin. Ndonjëherë ata dorëzoheshin vetë sepse bërtisnin ose goditnin fort muret e kabinave ku fshiheshin, pasi u mbaronte oksigjeni, ose bëhej shumë ftohtë. Ndërkohë që organizata kriminale u ruante dokumentar deri sa të merrnin të plota paratë.

Të arrestuarit kishin gjithashtu një sistem mjaft kompleks për të mbledhur dhe dërguar paratë në vendin e tyre pa u zbuluar, kjo pasi kishin siguruar karta krediti dhe pasaporta të shumta të kombësive të ndryshme duke e bërë shumë të vështirë kapjen e tyre. Por jo e pamundur, deri më tani 7 persona kanë përfunduar në pranga, por deri më tani nuk është bërë me dije identiteti i asnjërit prej tyre. Megjithatë operacioni vazhdon…

Etiketa: KlandestineShqiptar

Lajme të lidhura

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Para
Zyrtarisht fans i Noizyt, Stresi lë pa fjalë me gjestin e fundit (FOTO) 

Zyrtarisht fans i Noizyt, Stresi lë pa fjalë me gjestin e fundit (FOTO) 

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com