GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Çfarë dihet deri më tani

15:00 - 29/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Çfarë dihet deri më tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati dhe akademiku Sokol Mëngjesi është dhunuar mëngjesin e kësaj të Mërkure në kryeqytetet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut. Sipas policisë, Mëngjesi është goditur nga persona të paidentifikuar dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, ndërsa një hetim ka nisur për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shtuan të njëjtat burime. Ndërkohë, Argita Malltezi, një nga koleget e avokatit në Fakultetin e Drejtësisë e cila e vizitoi në spital, tha se ai është në reanimacion. Ndërsa burime spitalore konfirmuan më pas se Mëngjesi është futur në intubim.

Rruga ku ndodhi ngjarja

Burime pranë bluve thanë se dyshohet që avokati është goditur me grushte e sende të forta në kokë e trup dhe tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunimin e tij. Avokati është sulmuar teksa ishte duke ecur në rrugë i vetëm, pasi shoqëroi të birin në kopësht. Blutë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë si dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarë. Burime pranë grupi hetimor thanë se nga këqyrja e kamerave duken tre autorët të cilët janë të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.

Një dëshmitare u shpreh për mediat se e pa avokatin të shtrirë në tokë pranë kopështit, pa ndjenja.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, pritet të merret dhe dëshmia e avokatit. Sipas burimeve nga “Truama”, Mëngjesi ka fraktura në kokë.

Dhunimi i avokatit për shkak të detyrës është nga pistat që po hetohet nga grupi hetimor, megjithatë po verifikohen edhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë.

Mëngjesi është pjesë trupës pedagogjike të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe si mbron interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Partizani”.

PD: Urdhëruesi është Rama

Për Partinë Demokratike, është pikërisht detyra e Mëngjesit si përfaqësues ligjor i kryedemokratit Berisha, që ka sjellë sulmin ndaj tij. Sipas PD-së, urdhëruesi i dhunës ndaj avokatit është kryeministri Edi Rama.

“Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani”, tha pas ngjarjes zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, në një deklaratë nga selia blu.

Akuzave të PD iu përgjigj ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se “shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”. Ministri po ashtu konfirmoi identifikimin e një prej autorëve të dyshuar të sulmit ndaj avokatit.

Lidhur me rastin reaguan edhe deputetë si dhe Dhoma e Avokatisë e Universiteti i Tiranës, që kërkuan zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes nga autoritetet ligjzbatuese.

Lexi edhe:

“Ishte pa ndjenja”, dëshmitarja rrëfen për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Etiketa: Kryesore1Sali BerishaSokol Mengjesi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Babai plagos me thikë djalin. Detajet çfarë ndodhi në familje

Aksident në punë, plagoset punonjësi te rafineria e naftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com