GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet organizata kriminale në Itali, si i plagosi me thikë shqiptari 3 karabinierët

13:51 - 20/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali/ Djali vret prindërit, del xhiro me makinë para se të dorëzohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Veprimtaria hetimore e karabinierëve të Livornos ka dokumentuar episode të shumta kërcënimesh, sulmesh, grabitjesh dhe dëmtimesh të pronarëve dhe punonjësve të bizneseve.

Të dyshuarit, italianë dhe shqiptarë, dyshohet se përmes krijimit të një organizate kriminale kishin qëllim të merrnin monopolin e menaxhimit të sigurisë në lokalet e natës.

Me urdhër të Prokurorit Publik të Livornos, Karabinierët e Njësisë Hetimore të Departamentit Operativ kanë ekzekutuar urdhrin e paraburgimit për 3 shtetas. Ata akuzohen për grup kriminal, zhvatje, kanosje me armë, dhunë si dhe armëmbajtje pa leje.

Siç thuhet në një njoftim për shtyp të datës 20 korrik, dispozita është nxjerrë gjatë hetimeve të drejtuara nga Zyra e Prokurorit Publik dhe të nisura nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Livorno duke filluar nga viti 2018 pas ankesës të bërë nga pronari i një agjencie private sigurie. Ai kishte deklaruar se ishte viktimë e kanosjes nga subjekte që i atribuoheshin një kompanie të ngjashme që operonte në atë sektor.

Gjatë hetimeve rezultoi se shqiptarët dhe italianët ishin pjesë e grupit kriminal. Detyronin viktimat të braktisnin menaxhimin e shërbimit të cilin më pas e merrnin vetë përsipër.

Duke filluar nga viti 2018 do të kishte pasur një përshkallëzim të episodeve të dhunshme. Emblematike, siç përcaktohet nga gjyqtari hetues në masën e sigurimit, është denoncimi i dy shtetasve të Magrebit, të cilët kanë raportuar se kanë qenë viktima të një rrahjeje natën e 30 shtatorit 2018, me pasojë grabitjen e mallrave dhe sendeve personale.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas njoftimit për shtyp, një shqiptar ka përbuzur forcën e ligjeve dhe ka ushtruar dhunë ndaj 3 karabinierëve.

Tre karabinierët, të veshur si civilë, mëngjesin e datës 20 korrik 2019, kanë ndaluar personin që drejtonte makinën e tij për shkak se po kryente një sërë shkeljesh të rënda dhe po rrezikonte sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Etiketa: drogeItali

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit
Aktualitet

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!
Aktualitet

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Para
E rëndë/ 17-vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin në Itali

E rëndë/ 17-vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25

Banorët e lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit po përballen me një situatë alarmante, pasi ujërat e zeza kanë...

Lexo më shumë
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com