GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë.

Operacioni, i koduar “Maiden”, ka çuar në arrestimin e katër anëtarëve të ekuipazhit dhe në zbulimin e një rrjeti që siguronte varka për organizatat kriminale në Evropën Lindore dhe Ballkan.

Operacioni u krye nga Shërbimi Spanjoll i Mbikëqyrjes Doganore, përmes anijes “Petrel I”, e cila lokalizoi dhe kontrolloi varkën me vela më 14 shtator.

Gjatë kontrollit, agjentët zbuluan 70 pako me kokainë, me peshë totale rreth 2.1 tonë. Në bord u arrestuan edhe katër persona: një shtetas argjentinas, një uruguaian, një kolumbian dhe një shqiptar.

Sipas hetuesve, shqiptari dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit, duke garantuar për organizatat kriminale të Evropës Lindore se transporti i drogës po zhvillohej sipas planit.

Hetimi nisi në shkurt, pasi autoritetet morën informacione se një varkë me vela mund të ishte përfshirë në një transport droge në zonën kufitare mes Spanjës dhe Francës.

Anija u identifikua në portin e Roses, në provincën e Gironas, dhe u vu nën vëzhgim.

Dyshimet u shtuan në korrik, kur varka u largua nga porti pa sistemin e identifikimit dhe gjurmimit AIS të aktivizuar.

Pas humbjes së gjurmëve të saj, autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe DEA-n amerikane, arritën ta lokalizonin në ujërat e Atlantikut.

Bashkë me sekuestrimin e drogës, agjentët arrestuan në provincën e Gironas edhe një shtetas kilian, i dyshuar për sigurimin e varkave për organizatat kriminale.

Hetuesit po kërkojnë gjithashtu një shtetas spanjoll nga Barcelona, i dyshuar për ruajtjen e mjeteve lundruese dhe monitorimin e lëvizjeve të autoriteteve.

Sipas hetuesve, grupi kriminal ishte i specializuar në transportimin e drogës me varka me vela dhe ofronte shërbime për organizata të ndryshme kriminale në Evropën Lindore dhe Ballkan.

Etiketa: NoterRrjet kokaineShqiptarispanjë

Lajme të lidhura

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Para
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

Nëse mendoni që kryebashkiaku i burgosur, Erion Veliaj, nuk e ka pranuar paktin e ofruar nga Rama, gaboheni. Marrëveshja e...

Lexo më shumë
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com