GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet italiane kanë goditur një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e kokainës në rajonin e Umbrias dhe më gjerë. Me urdhër të Gjykatës për Hetimet Paraprake pranë Gjykatës së Perugias, janë zbatuar masa parandaluese ndaj shtatë personave, të dyshuar si pjesë e  këtij grupi kriminal.

Operacioni i sotëm i  Guarda di Finanza, ka ekzekutuar 3 masa arresti me burg, 1 nën arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Prokurorisë së Perugias, 5 nga të dyshuarit janë shtetas me origjinë shqiptare, një është italian dhe një me origjinë rumune. Grupi i narkotrafikantëve  drejtohetj nga një shtetas shqiptar, i cili nga Shqipëria koordinonte furnizimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, kryesisht në zonën e Umbrias.

Hetimet kanë zbuluar se qendra vendimmarrëse dhe operative e tyre ishte qyteti i Folignos, ku veprimtaria kriminale mbështetej edhe nga një aktivitet tregtar në sektorin e restoranteve, i cili dyshohet se përdorej si mbulesë për riciklimin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Në këtë aktivitet ishte e përfshirë edhe bashkëshortja e kreut të dyshuar të grupit.

Hetimet, të nisura në vitin 2024 nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare (G.I.C.O.), janë zhvilluar përmes përgjimeve telefonike dhe ambientale, sistemeve të lokalizimit satelitor, si dhe vëzhgimeve dhe ndjekjeve në terren. Grupi  përdorte metoda të avancuara për të shmangur kontrollet, përfshirë kriptotelefonë, aplikacione komunikimi të koduara, pajisje kundër survejimit dhe automjete me ndarje të fshehta për transportin e drogës.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar mbi 50 episode trafiku droge. Deri tani, autoritetet kanë sekuestruar rreth 68 kilogramë kokainë, të fshehur në ambiente tregtare dhe objekte private, si dhe dy automjete të modifikuara posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. Një person ishte arrestuar më herët në flagrancë dhe ndodhet ende në paraburgim.

Gjykatësi për Hetimet Paraprake ka vlerësuar se provat e mbledhura tregojnë qartë ekzistencën e një strukture kriminale të qëndrueshme, të bazuar në marrëdhënie të vazhdueshme mes anëtarëve dhe të orientuar drejt furnizimit dhe shpërndarjes sistematike të lëndëve narkotike.

Hetimet vijojnë për kapjen e personave ende në kërkim dhe për identifikimin e lidhjeve të tjera të mundshme të rrjetit në territorin italian.

Etiketa: ItaliKokaineshqiptarë

Lajme të lidhura

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s
Botë

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm

16:58 - 07/07/26
SPAK zbulon drejtuesin e grupit të lidhur me Rrajat, tre raste me 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara
Aktualitet

SPAK zbulon drejtuesin e grupit të lidhur me Rrajat, tre raste me 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara

16:39 - 07/07/26
Para
“Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare

"Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, entuziazmi dhe revolta kanë qenë në kulm, teksa protestuesit kanë thirrur në kor slogane...

Lexo më shumë
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com