GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Tetë të arrestuar, 5 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 italian, 30 persona në hetim, 10 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 30 mijë euro cash e sekuestruar”, është ky rezultati i megaoperacionit të Policisë në Padova ndaj një grupi kriminal shqiptaro-italian që bënte trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, kokat e të cilit mendohet se veprojnë nga Shqipëri.

Akuza për 8 të arrestuarit është përfshirja në grup kriminal me qëllim trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.

“Edhe sot ligji ka shënuar një pikë të mirë në favor të saj në luftën kundër drogës, falë Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias dhe Guardia di Finanza të Padovës, bashkëpunimi i përsosur i të cilëve çoi në sekuestrimin e një sasie të re të madhe. 10 kilogramë heroinë dhe kokainë, me tetë të arrestuar, 30 nën hetim dhe 30 mijë euro të sekuestruara. Me mirënjohje i shpreh komplimente DDA të Venecias dhe GDF të Padovës”- tha në një konferencë për shtyp presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia.

Hetimet janë kryer nga komanda provinciale e Guardia di Finanza  dhe kanë përfunduar në fund të gushtit, për llogari të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias. Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Baza e logjistikës në Itali ishte Lombardia, konkretisht Milano dhe Varese. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova.

Sipas hetuesve, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në një fund ‘të rremë’ të  makinave. Mjetet lëviznin në dy drejtime, me embarkacion (me traget) ose në rrugë tokësore. Lëvizja e makinave kontrollohej nga një zinxhir anëtarësh të organizatës që ishin aty për t’i shpëtuar kontrolleve. Anëtarët e grupit komunikonin me telefona që ishin të koduar dhe për këtë arsye bëheshin shumë të vështirë për t’u përgjuar.

Raportet e përditshme të hetuesve që ndiqnin rastin bënë të mundur rindërtimin e të gjithë organigramës së bandës kriminale, të përbërë nga dy grupe të dallueshme, një grup shqiptar dhe një tjetër italian, të cilët vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s. Në fakt, ata ishin në kontakt me një sindikatë kriminale shqiptare me bazë në Lombardi, e aftë për të furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe heroinë bashkatdhetarët e tyre në Veneto dhe celulat e ndryshme në veri të Italisë.

Në dritën e provave që dolën, hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Venecias u përqendruan te furnitorët shqiptarë, duke arritur kështu të grumbullohen prova serioze në lidhje me drejtuesit e hipotezuar të organizatës, të cilët në fakt ndodhen në Shqipëri. Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, dhe disa tuniziane dhe shqiptare, të cilët do të duhet të përgjigjen për krime, konspiracion që synon trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës. Me këtë operacion, Antimafia është e sigurt që i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikut të drogës.

Etiketa: karabiniertKryesore1

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
Përballja e madhe Çeki-Shqipëri, kush shihet si favorit

Çeki-Shqipëri, në sfidat direkte “X” nuk ekziston

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com