Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së opozitë në 6 dhjetor 2022.
Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit.
Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.
Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.
Në atë kohë, Berisha akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij.
Discussion about this post