Shtyhet për në 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një tubimi opozitar.
Shkak për shtyrje u bë mungesa në seancë e të dëmtuarit Sali Berisha. Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seance duhet të dëgjohet edhe pretendimi i të dëmtuarit. Gjykata i ka dërguar përsëri shkresë Berishës për t’u paraqitur.
Discussion about this post