Ditën e sotme u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 41 vjeç, banues në Ksamil, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasin R. L., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, shtetasin P. Gj., 72 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post