Një sherr fizik për motive të dobëta ka çuar në lëndimin e një 61-vjeçari në Dibër.
Policia thotë se një i ri e ka goditur me sende të forta të moshuarin duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Autoritetet kanë proceduar penalisht autorin e dyshuar, ndërkohë po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
-Në Bulqizë, gjatë natës persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M., banues në Gjoricë. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Diber për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post