Një 23-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar nga gjykata e Oksfordit me 22 muaj burg, pasi rrahu një person brenda një dyqani.
Daily Mail ka publikuar një foto nga momenti ku shihet shtetasi Argjend Canaku i cili është gjysmë i zhveshur dhe me një shkop bejsbolli në dorë.
Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti dhe dyshohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës.
Canaku, me shkopin e bejsbollit dhe me thikë në dorë, ndoqi një grup personash brenda një dyqani, ku njërin prej tyre e goditi.
Sipas mediave të huaja, shënjestra, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka goditur i pari shqiptarin.
23-vjeçari është arrestuar edhe më herët për trafik droge, por nuk u dënua nga gjykata për mungesë të provave.
Discussion about this post